Zlatan Ibrahimovic ka thënë se Milani është shtëpia e tij dhe se është i lumtur që më në fund është kthyer, duke u premtuar tifozëve kuqezinj se do t’i bëjë të kërcejnë nga gëzimi përsëri.
Sulmuesi suedez Ibrahimovic i bëri këto komenti pasi ateroi në Milano, ku do t’i kryejë testet mjekësore para se ta kompletojë kthimin në Milan.
Ai u prit nga tifozët kuqezinj dhe drejtori i Milanit, Zvonimir Boban në aeroport, teksa po kthehet në klub pas nëntë vjetëve, transmeton Gazeta Express. 38-vjeçari ateroi në aeroportin e Milanos mëngjesin e sotëm pas mbërritjes nga Stokholmi me aeroplan privat.
http://www.albeu.com/dokumenta/foto/ibra209.jpg
“Më rëndësi është që tani jam këtu. Jam shumë i lumtur. Gjithmonë kam thënë se kjo është shtëpia ime dhe më në fund jam kthyer”, tha Ibrahimovic.
Ai pati edhe një premtim për tifozët: “Më në fund jam këtu, më prisni në San Siro dhe do t’ju bëj të kërceni nga gëzimi përsëri”.
Ai do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore sot gjatë ditës, ndërsa të premten në mbrëmje do të prezantohet si lojtar i Milanit.
Raportohet se ai do të marrë pagë 3.5 milionë euro në sezon te klubi nga Serie A, pas transferimit si lojtar i lirë.
Sulmuesi suedez e kishte veshur fanellën e Milanit nga vitit 2010 deri më 2012, duke i shënuar 56 gola në 85 paraqitje.
Rruga Librazhd–Pogradec është aktualisht e mbyllur dhe nuk lejohet qarkullimi për shkak të dëmtimeve të mëdha në aksin rrugor dhe…
Kryebashkiaku i Nju Jorkut Zohran Mamdani Ai njoftoi sonte një ndalim të përkohshëm të lëvizjes në megalopolin prej tetë milionë…
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka denoncuar situatën e paprecedent me akset e Juglindjes të dëmtuara që janë paralizuar trafikun…
Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër (e hënë) për trajtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres…
Përfaqësuesi Amerikan i Tregtisë, Jamieson Greer, tha sot se marrëveshjet tregtare të SHBA-së me BE, Kinën dhe partnerë të tjerë…
Një situatë dramatike me pasoja të rënda për infrastrukturën kombëtare është krijuar në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës” në…