Categories: Uncategorized

Ibrahimovic dhe Kulusevski i kryejnë sot testet mjekësore

Afati kalimtar i janarit është hapur zyrtarisht dhe sot pritet të kompletohen dy transferime bombastike në Serie A, me Zlatan Ibrahimovicin dhe Dejan Kulusevskin, të cilët do t’i kryejnë testet mjekësore me Milanin dhe Juventusin, përkatësisht.

Derisa ndeshjet e Serie A do të rinisin më 5 janar, klubet janë të zëna duke i përmirësuar skuadrat e tyre në afatin kalimtar dimëror, transmeton Gazeta Express.

Disa marrëveshje janë arritur tashmë, si ajo mes Milanit dhe Ibrahimovicit, i cili kthehet te klubi kuqezi si lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata me LA Galaxy muajin e kaluar.

Ai do të jetë në Milano sot për t’i kryer testet mjekësore në Milan Lab, ndërsa do të prezantohet si lojtar i Milanit të premten mbrëma në një konferencë për media.

Ndërkohë, edhe Juventusi do ta bëjë lëvizjen e parë në këtë afat kalimtar, pasi anësori i Atalanta Kulusevski do t’i kryejë sot në mëngjes testet mjekësore para se ta kompletojë transferimin në Torino.

Raportohet se 19-vjeçari do t’i kushtojë Juventusit plot 35 milionë euro, plus 10 deri në 15 milionë euro të tjera bonuse bazuar në paraqitet e tij.

Ai i ka shënuar katër gola dhe shtatë asiste në 17 ndeshje në Serie A deri tani për Parman, ku është i huazuar.

të fundit

Grabitet me armë një bankë në Tiranë

Këtë të enjte, 12 shkurt 2026, një grabitje me armë zjarri, ka ndodhur në një bankë të nivelit të dytë…

6 minutes ago

Albana Koçiu me gjuhë të ashpër ndaj Berishës: Gënjeshtar patologjik, porosite dhunë…

Ministrja Albana Koçiu, ka shpërthyer në Kuvend ndaj kreut të PD Sali Berisha, i cili deklaroi se asnjë efektiv nuk…

9 minutes ago

‘Nuk e di qysh do me jetu ai njeri jashtë’/ Babai i Elijonës flet për Labin

Situata e tensionuar që ka përfshirë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova pas mbërritjes së zarfit të zi vijon të…

10 minutes ago

Aksident në Klos/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me barrierat e urës së Vashës

Gjatë mesnatës së kësaj të enjte rreth orës 01:00, një aksident rrugor është regjistruar në Klos. Sipas informacioneve policore, një…

23 minutes ago

Berisha i drejtohet Peleshit: Po bën çmos që t’i ngjash Edi Ramës! Je bërë figura më e urryer e Parlamentit

Në një seancë të tensionuar në Parlament, ish-kryeministri Sali Berisha, ironizoi kryeparlamentarin Niko Peleshi, duke i thënë se po përpiqet…

38 minutes ago

Tensionet në Kuvend/ Balla përplaset me deputeten e PD: Pusho moj ti pusho, se le nam…

Pas tensioneve në Kuvend, ku deputetët e PD kanë bllokuar foltoren, pasi kreu i Kuvendit Niko Peleshi, i ndërpreu fjalën…

47 minutes ago