Klubi i Milanit ka prezantuar sot fanellën e tyre zyrtare për sezonin e ardhshëm. Përmes një postimi në rrjetet sociale klubi milanez në bashkëpunim me “Pumën”, kanë treguar për herë të parë se si do të jetë fanella e tyre.
Si gjithmonë ngjyrat kuqezi mbizotërojnë në pjesën përpara, ku vihet re dhe një shirit i zi në pjesën e sipërme të gjoksit. Ajo që bie më shumë në sy është se në qëndër të fotove është Zlatan Ibrahimovic. Dalja me fanellën e re si dhe fotoja e tij që cilësohet kryesore do të thotë shumë për tifozët e “Djallit”.
Disa muaj më parë flitej se 38-vjeçari do të largohej në fundin e sezonit, por tashmë situata ka ndryshuar. Me rinovimin e Piolit, Ibra duket më i sigurtë dhe me shumë mundësi do t’a rinovojë kontatën për të paktën dhe për një vit. Gjithsesi ende nuk ka asgjë konkrete, pasi gjithçka do të vendoset kur të përfundojë kampionati, ku kujtojmë se kanë mbetur dhe dy ndeshje nga fundi i Seria A.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…