Presidenti i skuadrës së Milanit, Paolo Scaroni, është pro rifillimit të kampionatit.
Kampionati italian, njësoj të gjitha kampionatet nacionale në Evropë, vazhdon të jetë i suspenduar.
None found
Përhapja e pandemisë Covid-19 ka bërë që kalendaret sportive të futen në kaos, por presidenti i Milan beson se sezoni mund të rifillojë.
“Rifillimi i sezonit varet nga zhvillimi i pandemisë dhe nga autoritetet. Milan është një klub futbolli që preokupim kryesor ka lojën e futbollit”, ka thënë Scaroni.
“Kështu, nëse ka masa sigurie për shëndetin, ne jemi pro rifillimit të sezonit”, ka shtuar presidenti i Milan.
Në Serie A thuhet të jenë së paku gjashtë skuadra kundër rifillimit të sezonit, me skuadrën e Brescia që është më e zëshmja.
Aktivitetet sportive në Itali pritet të rifillojnë më 4 maj.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…