Miralem Pjanic do ta nisë me vonesë aventurën e tij me Barcelonën. Mesfushori boshnjak i transferuar gjatë kësaj vere nga Juventusi te blaugranat nuk do të jetë i pranishëm në ditët e para të grumbullimit të Barçës në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Barcelonës me një komunikatë në faqen zyrtare. Lojtari do të mbetet i izoluar në shtëpi për 15 ditë dhe nuk do të jetë në gjendje të fillojë stërvitjen para-sezonale me Barcelonën.
Një goditje për Pjanic, i cili ishte caktuar të fluturonte javën e ardhshme. Ai ishte me pushime në Porto Cervo, Sardenjë, e cili është bërë një vatër e re e rasteve koronavirus në Itali. 30 vjeçari kompletoi transferimin për 60 milionë euro si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me Arthur Melon.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…