Categories: Uncategorized

I infektuar me koronavirus, kjo është data e mundshme e debutimit të Muriqit te Lazio

Vedat Muriqi sigurisht që priste një fillim më të mirë të aventurës në Serie A.

Ekipi i Lazios po e pret ndërsa ai është bllokuar në Turqi për shkak të koronavirusit.

Lajmi qarkulloi të dielën e kaluar në mbrëmje duke u konfirmuar një ditë më pas.

Muriqi tani ndodhet në Stamboll në izolim, nuk ka asnjë simptomë të COVID-19, ai po pret vetëm të kthehet në Itali për të luajtur me fanellën bardhekaltër.

Javën e fundit

Muriqi zbarkoi në Romë të dielën 13 shtator.

Të hënën 14 shtator ai kreu testet mjekësore në Pideia, takoi Taren për firmë dhe së bashku bënë foton e zakonshme pas nënshkrimit të kontratës.

Të martën ai u nis për në Stamboll një hap i domosdoshëm për të përfunduar procedurat e vizave.

Ai pritej në Formello të premten por në tamponin që bëri para se të nisej për në Romë rezultoi pozitiv.

Tani udhëtimi i tij është shtyrë dhe lojtari do të kryejë karantinën 14 ditorë në pritje të rezultatit negativ.

Përveç virusit ai nuk do të dalë në fushë edhe për shkak të dëmtimit të muskujve.

Midis rimëkëmbjes dhe përgatitjes së verës të ndërprerë praktikisht me Fenerbahce, Muriqi mund të bëjë debutimin e tij në kampionat pas ndërprerjes më 11 tetor.

Qëllimi është që të luajë në ndeshjen Sampdoria-Lazio në 17 Tetor.

të fundit

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

21 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

29 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

56 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

1 hour ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

1 hour ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

2 hours ago