Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidane i mori gjitha përgjegjësitë për vete për humbjen ndaj Betis në La Liga.
Ish-sulmuesi i Barcelonës, Cristian Tello shënoi në minutën e 82′ për fitoren e vendasve dhe tashmë Reali qëndron dy pikë prapa rivalëve, pavarësisht se triumfoi në Clasico të javës së kaluar.
Zidane pranoi fajin për rezultatin, i cili erdhi megjithë penalltinë e Karim Benzema që baraspeshoi golin e Sidnei në pjesën e parë.
“Ne nuk morëm asgjë sot, dhe unë jam fajtor për këtë. Unë duhet të shikoj se çfarë ndodhi; ne do të luftojmë për të fituar ligën deri në fund”, tha Zidane pas ndeshjes.
“Unë jam me lojtarët e mi deri në vdekje. Unë jam përgjegjës këtu. Ne do të analizojmë atë që ndodhi dhe do të vazhdojmë më tej”.
“Ne kemi luajtur keq. Shumë gabime. Neve na mungoi gjithçka, loja, zotërimi i topit, agresioni, ishte ndeshja më e keqe eë sezonit. Ne nuk merituam të fitonim. Ne nuk mund të jemi të lumtur. Ne filluam keq, dhe nuk mund t’i korrigjonim gabimet. Nuk kemi asnjë shpjegim për momentin, thjesht na munguan pak nga gjithçka”.
“Kjo është përgjegjësia ime. Ne nuk kemi gjeneruar asgjë sot. Na ka munguar gjithçka, posedimi i topave, ne kurrë nuk humbasim aq shumë topa, ky ishte problemi ynë kryesor sonte”.
"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…
Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…
Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…
Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…