Lazio është duke kaluar ndoshta periudhën më të mirë në histori teksa sot ka koleksionuar fitoren e 10 radhazi. Bardhekaltërit mposhtën me rezultatin 1-0 në “Olimpico”, Napolin.
Sa herë që kthehen sytë nga lacialët për të gjetur arsyen e suksesit, mbërrihet te i njëjti përfundim, Igli Tare. Në këtë mendim është edhe trajneri i Napolit, Gatusso, që e ka ngritur figurën e drejtorit sportiv të kundërshtarit në piedestal..
“A është kjo Lacio më e mirë e viteve të fundit? Janë të fortë. Mund të luajë me dy sulmues, me Milinkoviç dhe Luis Alberto në krahë. Ka lojtarë me kualitetet dhe këtu Igli Tare ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Ka arritur të bëjë një përzierje të bukur te lojtarët. Një anomali ishte te Lacio në vitin e shkuar. Tani kanë një skuadër të jashtëzakoshme dhe Tare ka merita të mëdha. Ekipi që drejton Inzagi është i bezdisshëm. Kur mendoni se janë të vdekur, ata ju lënë tre futbollistë në vijën e parë të sulmit. Kanë shumë alternativa që të bëjnë “dëm” me kaq shumë karakteritika”, tha në fjalën e tij Gatusso pas humbjes.
Vatra e zjarrit që shpërtheu ditën e djeshme në territorin e Bashkisë Kolonjë, në kufi me Greqinë, vijon të jetë…
DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Script 2". Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht…
Vazhdon të jetë problematike situata me zjarret në vendin tonë. Ministria e Mbrojtjes njofton se në 24 orët e fundit…
Deputetja në Zelandën e Re, Chloe Swarbrick, u urdhërua që të largohej nga Parlamenti gjatë një debati të nxehtë lidhur…
Punimet për ndëritmin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe…
Vendi ynë edhe këtë të martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje…