Categories: Uncategorized

Humbën ndeshjen e parë ndaj Lyon, Sarri: Lojtarët nuk më kuptojnë

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka folur pas humbjes befasuese ndaj Lyon në shtëpinë e këtyre të fundit.

Italiani është shprehur se lojtarët nuk po e kuptojnë kërkesën e tij për të lëvizur topin me shpejtësi.

Të lidhura

None found

Sarri: Lojtarët e mi s’më kuptojnë dhe s’janë në gjendje ta lëvizin topin shpejt

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, është shprehur i zemëruar me lojtarët e vet, pas humbjes 1:0 kundër Lyonit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve të mërkurën, duke thënë se ata nuk po arrijnë ta kuptojnë kërkesën e tij për ta lëvizur topin me shpejtësi.

Lucas Tousart e shënoi atë që ishte goli i vetëm dhe i triumfit të francezëve në stadiumin olimpik të Lionit dhe i cili mund të jetë vendimtar para ndeshjes së kthimit në Torino.

Lyoni do të kërkojë të shkaktojë tronditje dhe t’u japë fund shumë herët shpresave të Juventusit dhe Cristiano Ronaldos për ta fituar Championsin, kur ta vizitojë Torinon më 17 mars.

Cristiano Ronaldo u mundua ta kërcënojë Lyonin në sulm, por nuk qe në gjendje t’i ndihmojë Juves ta bëjë qoftë edhe një goditje në kornizën e portës kundërshtare gjatë gjithë takimit.

Sarri u shfaq i zemëruar në konfrencë për media pas takimit dhe thotë se u habit se sa ngadalë e lëvizi topin skuadra e tij në ndeshje krahasuar me mënyrën sesi e kishte lëvizur në stërvitje para ndeshjes.

“Është e vështirë ta shpjegosh përse, por në pjesën e parë ne e lëvizem topin tepër ngadalë saqë ia mundësuam kundërshtarit të na bëjë presion, ta fitojë topin dhe të na shënojë gol”, tha Sarri për Sky Sport Italia.

“Pjesa e dytë ishte më e mirë por jo mjaftueshëm për një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Nuk e kuptoj përse nuk mund t’i bëj lojtarët e mi ta kuptojnë rëndësinë e lëvizjes së topit me shpejtësi”, shtoi ai.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago