Categories: Uncategorized

Historia e klubit nga Stambolli: Si e fitoi titullin Basaksehir, ekip i sponsorizuar nga Erdogan

Basaksehir javën e kaluar fitoi kampionatin turk për herë të parë në historinë e klubit të vogël nga Stambolli, që vitet e fundit ka pasur investime të fuqishme duke afruar lojtarë me emër si Adebayor, Turan, Robinho dhe Dem Ba, shkruan Albeu.com.

Po si nisi proketi i Başakşehir dhe historia e klubit nga Stambolli atë do ta gjeni më poshtë.

Të lidhura

None found

Projekti për të rinovuar Basaksehir nisi nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Për të rivalizuar në Superligën turke me skuadra si Galatasaray, Fenerbache, apo Besiktas skuadra pati mbështetje politike nga pushteti i Erdoganit dhe nga partia e tij (AKP) Partia për Drejtësi dhe Zhvillim.

Mbështetur fort nga AKP Başakşehir, një lagje në skajin e skajshëm të anës evropiane të Stambollit, klubi filloi në 1990 si İstanbul Buyukşehir Belediyespor – ekipi i bashkisë së qytetit – dhe u ngrit nëpër ligat me mbështetjen e AKP.

Në vitin 2014, ajo u nda zyrtarisht nga bashkia, adoptoi emrin Stamboll Basaksehir, dhe u bë një skuadër private, një gjë e rrallë në futbollin turk, ku shumica e klubeve janë në pronësi të Bashkive apo të shtetit, ku në pronësi të aksionarëve shumë prej të cilëve kanë lidhje me AKP-në.

Presidenti i klubit është Goksel Gumuşdag, një anëtar i AKP i cili është i lidhur me gruan e Erdoganit.

Ahmet Kenetçi, një anëtar tjetër i bordit, gjithashtu ka lidhje me familjen Erdogan, pasi motra e tij u martua me një nga djemtë e Erdoganit.

Erdogan, një fans i apasionuar i Fenerbahçe, tani ka edhe lidhje të forta me Başakşehir.

Ai është mburrur me formimin e klubit, dhe ai nganjëherë merr pjesë në ndeshje dhe viziton ekipin në dhomat e zhveshjes.

Ai madje luajti në ndeshjen e parë në 2014 kur dhe hapi stadiumin e ri të klubit, i cili u ndërtua me shpejtësi dhe efikasitet nga Kalyon, një kompani me lidhje të ngushta me AKP.

Në ndeshjen e parë të luajtur në stadiumin e Basaksehir në vitin 2014, Kryeministri Erdogan shënoi një hat-trick prej 15 minutash.

Erdogani mbajti në fanellë numrin 12 në atë ndeshje ashtu si ndodhi pak para zgjedhjeve në të cilat ai do të bëhej presidenti i 12-të i vendit.

Në fakt, Erdogan ka mashtruar zyrtarët e klubit për të mos tërhequr më shumë tifozë në ndeshjet e Başakşehir.

Duket e qartë se ai e sheh klubin jo vetëm në aspektin e sfidimit të elitës tradicionale të futbollit turk – tre klubeve të mëdha të Stambollit të Besiktas, Fenerbahçe dhe Galatasaray, tifozët e të cilëve ndonjëherë kanë qenë armiqësor ndaj tij dhe kanë luajtur një rol të madh anti-qeveritar në 2013 kur qeveria Gezi protestonte.

“Ne duam që Basaksehir të synojë kampionatin në ligën e politikës ashtu si në ligën e futbollit,” tha Erdogan në vitin 2018. “Për aq kohë sa ne nuk jemi të pranishëm në këto fusha, ne do të jemi të dobët edhe në politikë.”

Pavarësisht bazës së saj të ulët të tifozëve, klubi është sponsorizuar konsiderueshëm nga nga kompani të afërta me AKP-në si Medipol, ashtu edhe nga markat ndërkombëtare si Burger King – i cili u ka mundësuar atyre të paguajnë paga të larta të yjeve si Martin Skrtel, Gael Clichy, Mehmet Topal, Robinho, dhe Demba Ba.

Vetë klubi argumenton se qeveria mbështet çdo skuadër në futbollin turk – të cilin e bën për të investuar shuma të mëdha parash, ndërtimin e stadiumeve, ristrukturimin dhe shlyerjen e borxheve, dhe mbështetjen në sponsorë.

Ata tregojnë për rekordin e tyre të lojtarëve në zhvillim që kanë dalë nga skuadra si Cengiz Under, frfan Can Kahveci, dhe Edin Visca, dhe thonë se ata janë një shembull pozitiv për ekipet e tjera turke.

Ndërsa Basaksehir ka sfiduar shpesh herë për titullin gjatë viteve të fundit, ajo gjithmonë në fund nuk ja doli deri sa erdhi viti 2020 .

Këtë sezon Trabzonspor që e mbylli si dyta kampionatin u ankua për arbitrat për shkak ishte e penalizuar dhe ndihmonin Basaksehir.

Ndërkohë, në muajin dhjetor që lamë pas një shoqatë e avokatëve në Trabzon paraqiti një padi penale kundër presidentit të Basaksehir dhe anëtarëve të TFF për ndikimin në vendimet e gjyqtarëve që kanë shkuar kundër Trabzonspor.

Futbolli turk ka një histori të gjatë teksa është përzier në hidhërime dhe përçarje që shpesh lidhen me politikë.

Trabzonspor e sheh gjithashtu veten një viktimë të politikës dhe paragjykimeve.

Ajo thotë se iu mohua titulli në 2010/11 për shkak të skandalit më të madh për trukimin e ndeshjeve ku u dënua Fenerbahçe, dhe thotë se qeveria dhe Federata e Futbollit turk (TFF) nuk arritën t’i jepnin drejtësinë pasi u rrëzuan dënimet dhe Trabzonsporit nuk iu dha titulli.

Ndërkohë tifozët e Basaksehir janë padyshim më pak të prirur të ankohen për padrejtësi në Turqi.

Ndoshta sepse ata nuk kanë zhvilluar një bazë mbështetëse fanatike, dhe ndoshta sepse ata zyrtarisht e mohojnë atë dhe e dinë se kanë mbështetjen e njeriut të madh në Turqi, presidentit Erdogan. /albeu.com/

Marrë nga www.ahvalnews.com

të fundit

Justina Shiroka Pula, presidentja më e re e Kosovës? Mikeshë e afërt rrëfen për familjen, akademinë dhe pasionin për artin

Prof. Dr. Vjosa Sadriu Hamiti, profesoreshë e gjuhës gjermane në Kosovë dhe mikeshë e afërt e presidentes së re, ka…

2 minutes ago

Tirana ngacmon Partizanin para derbit dhe shpall veten zot të kryeqytetit

Tirana dhe Partizani“Ethet” për derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës kanë filluar të rriten ndjeshëm, aty ku janë përfshirë…

3 minutes ago

SPAK çon në gjykim katër persona për rrëmbimin dhe v*asjen e Renis Dobrës

SPAK ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme katër persona të pandehur për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës.…

11 minutes ago

Mërgim Vojvoda luajti çdo minutë për Kosovën, mediat italiane e cilësojnë “makineri” të Udineses

Mërgim Vojvoda ishte lojtari i Udineses që zhvilloi më së shumti minuta gjatë ndeshjeve të fundit ndërkombëtare, pasi mbrojtësi kosovar…

15 minutes ago

Zgjedhja e presidentes pas mesnatës, a u respektua Kushtetuta? Juristi Burjani jep vlerësimin

Trembëdhjetë minuta pas mesnatës, Kuvendi i Kosovës votoi Justina Shiroka Pulën presidente të Republikës së Kosovës. Shiroka Pula mori 81…

22 minutes ago

Zjarri përfshin fshatin Armen në Selenicë, erërat e forta përshpejtojnë përhapjen e flakëve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selenicës. Zjarri ka shkaktuar…

25 minutes ago