Categories: Uncategorized

Hipoteza e re për rifillimin e Serie A

Dëshira për të rifilluar kampionatin italian është e madhe, por ende nuk ka një datë zyrtare për këtë gjë.

Do të vendoset në ditët e ardhshme kur të gjithë aktorët e futbollit në Itali do të kenë një takim të enjten me ministrin e Sportit për të kuptuar kur dhe si do të rifillojë kampionati. Ditën e nesërme do të zhvillohet asambleja e përgjithshme e futbollit italian, ku do të diskutohet situata.

Ideja e Ligës është rinisja e kampionatit me 4 ndeshjet, të cilat ishin shtyrë për shkak të Koronavirusit. Bëhet fjalë për duelet: Atalanta-Sasuolo, Inter-Sampdoria, Verona-Kaljari dhe Torino Parma, të cilat duhet të zhvillohen në datën 13 qershor. Kjo përflitet si data fillestare për nisjen e kampionatit, ndërsa java e plotë (e 27-ta) do të rinisë një javë më vonë.

Kjo gjë do t’i lejojë të gjitha skuadrat e kampionatit italian që të rinisen si të barabarta më 20 qershor dhe nuk do të ketë më asnjë justifikim për të ardhmen. Duhet thënë se kalendari do të jetë shumë i ngjeshur dhe për këtë fakt nuk do të ketë më data të lira për të zëvendësuar ndeshjet e prapambetura. UEFA u ka dhënë urdhër kampionateve që duhet të përfundojmë më 2 gusht, prandaj duhet të jenë të qarta në planifikimin e kalendarit.

Pasi të përfundojnë kompeticionet në Itali, atëherë do të ketë hapësirë që 5 skuadrat e Serisë A të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në kompeticionet europiane. Interi do të ketë kalendarin më të ngjeshur sepse, përveç ndeshjes së prapambetur me Sampdorian, do të luajë edhe sfidat nëEuropa Ligë kundër Getafes dhe në Kupën e Italisë kundër Napolit në gjysmëfinalet e kthimit.

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

5 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

5 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

6 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

6 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

7 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

7 hours ago