Gonzalo Higuain ende nuk ka fiksuar një datë për kthimin e tij në Itali. Nga përfaqësuesit e tij ka dalë informacioni se ai ka dëshirë ta zgjidhë me konsensus një vit para përfundimit kontratën me Juventusin, por t’iu bashkuar menjëherë skuadrës River Plate në Argjentinë. Mirëpo për bardhezinjtë është më me leverdi huazimin i tij në një skuadër tjetër në Europë. Një mundësi e mirë për ta mbajtur të lidhur lojtarin deri në përfundim të marrëveshjes.
Gjithsesi, babai i “El Pipitas”, Jorge, ka deklaruar për TNT Sports se Gonzalo ka dëshirë të kthehet sa më parë ne Torino. Ndërsa për një marrëveshje të mundshme te River Plate ai deklaroi:
None found
“Nuk është momenti për t’u kthyer te River Plate, ka edhe një vit kontratë me Juvën dhe synon ta respektojë. Nuk më pëlqen të flas më shumë, sepse është thjesht fantazi. Merkatoja në Europë është shumë ndryshe nga ajo në Argjentinë dhe djali im nuk mund të kthehet për momentin te River Plate.”
Fillon debati për amendamentet e ribalancimit të dytë të Buxhetit. Janë dorëzuar gjithsej 124 amendamente, të cilat do të shqyrtohen…
Paul Scholes beson se Bruno Fernandesit nuk mund t’i besohet më si kapiten i Manchester United dhe sugjeron që ai…
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku përballet me pesë akuza penale që përfshijnë 15 episode të dyshuara. Sipas njoftimit të SPAK-ut të 20…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në Tiranë, në oborrin e banesës së një 56-vjeçari.…
Qeveria e Kosovës ka miratuar katër projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, tri me Mbretërinë e Suedisë dhe një me Mbretërinë…
Një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare me goditje në tru është pacientja më e re që trajtohet në Klinikën e Neurologjisë një…