Ikona franceze e futbollit, Henry, ka kaluar vitet e tij më të mira të karrierës me skuadrën e Arsenal, por pati momente të paharruara dhe vazhdimësi edhe te Barcelona.
Henry kaloi te Barcelona në vitin 2006, pasi humbte finalen e Ligës së Kampionëve me Arsenal, pikërisht kundër katalanëve.
None found
Lojtari ka folur për këto dy skuadra, duke thënë se ishte më e lehtë të luante tek Arsenal sesa te Barcelona.
“Tek Arsenal, mund të shkoja kudo që dëshiroja. Ishte më e lehtë për mua tek Arsenal, sepse kisha edhe Bergkamp e Kanu. Ata qëndronin në mes, gjë që më lejonte mua të kthehem, të lëviz majtas ose djathtas”, ka thënë Henry.
“Unë shkova te Barcelona, një koncept loje krejtësisht tjetër, duhej të rimësoja lojën”, ka shtuar francezi.
“Unë kisha Rijkaard i cili më kërkonte të qëndroja në krahun e majtë, pastaj kur erdhi Pep… Pep është një trajner fantastik, por ai kërkon shumë, është intens dhe është si të luash shah me të”.
“Gjithmonë ke dësihrë të jesh një hap përpara në atë që bën. Për ta bërë këtë, duhet të jesh në pozitën tënde, për ta bërë fushën sa më të madhe, që mesfushorët të operojnë ashtu si kanë nevojë”, ka shtuar ndër të tjerash Henry.
Më parë, Henry tregonte se si Guardiola e kishte zëvendësuar atë pasi kishte shënuar një gol në Ligën e Kampionëve. Por, këtë e kishte bërë duke lënë pozitën e tij dhe kjo nuk u tolerua.
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…