Categories: Uncategorized

Hat-trick në debutim, Haaland: Nuk dua të ndalem

Erling Haaland bëri një debutim të shkëlqyer me fanellën e Dortmundit. Sulmuesi norvegjez shënoi plot 3 gola, duke i dhënë dhe fitoren ekipit të tij.

Pas ndeshjes 19 vjeçari u ndal të flasë për mediat, ku u shpreh shumë i lumtur me këtë debutim.

Është e pabesueshme, çfarë debutimi! Jam shumë i lumtur që shënova dhe morëm tri pikët. Ishte e rëndësishme të fitonim, pasi vetëm kështu do të jemi më pranë objektivave sezonalë. Nuk dua të ndalem më, jam i lumtur”, tha Haalnad për Sky Sport.

Ndërsa televizionin norvegjez “ViaSat”, Haaland u shpreh se tashmë në pak javë ndjehet pjesë e atij ekipi.

“Është bukur, kjo është mënyra si duhet të jetë. Kanë kaluar vetëm disa javë që kur kam mbërritur dhe tashmë ndjehem si pjesë e ekipit. Atmosfera brenda skuadrës është e shkëlqyeshme. Gjithashtu dhe tifozët, ishte e jashtëzakonshme të luaje në një atmosferë të tillë.

“Kur unë dhe babai im vendosëm për këtë klub, ne po shikonim të gjithë lojtarët që mund të luanin me mua në sulm. Të gjithë këtu janë mjaft të talentuar,” përfundoi sulmuesi norvegjez.Image

të fundit

Injoroi Eglin, Xheneta habit me deklaratën për Gjestin

Xheneta Fetahu po vazhdon me komente edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 4. Ajo në “Mos i bjer…

11 minutes ago

Gjendet i pajetë një 41-vjeçar shqiptar në Greqi, ja për çfarë dyshohet

Një person shqiptar është gjetur i varur këtë të diel në Greqi. Viktima është shtetasi M.G., 41 vjeç, i cili…

30 minutes ago

Celibashi “rrëzon” Opozitën: Asnjë pretendim për tjetërsim vote nuk ka ardhur në KQZ

Pavarësisht denoncimeve në media, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi deklaron se në KQZ nuk është depozituar asnjë ankesë për…

39 minutes ago

Elbasani i “paralizuar” nga trafiku, radhë kilometrike automjetesh në disa rrugë

Një situatë mjaft e rënduar është regjistruar prej orëve të pasdites në të gjitha akset rrugore që përshkojnë qarkun e…

1 hour ago

Zgjedhjet në Rumani/ Qeveria denoncon “shenjat e ndërhyrjes ruse”, themeluesi i Telegram: Na kërkoi Franca të ndërhynim

Qeveria rumune denoncoi sot një "fushatë të gjerë informacioni të rremë" në mediat sociale, veçanërisht në Telegram, që synonte "ndikimin…

2 hours ago

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në…

2 hours ago