Categories: Uncategorized

Hasi flet nga Belgjika: Në ndeshjen me Greqinë mezi mbaja lotët, titulli i Club Brugge nuk është përfundimtar

Ashtu si pjesa më e madhe e njerëzve në botë edhe ish-futbollisti i kombëtares shqptare, Besnik Hasi këto ditë mjaft të vështira, për shkak të epidemisë së koronavirusit, po i kalon i izoluar në shtëpi në Belgjikë, pranë familjarëve.

Në një pronocim për “FanZone”, trajneri i Al Riyad në Arabinë Saudite ka rrëfyer pikërisht se si po jetohet kjo atmosferë e çuditshme në Belgjikë, si dhe ka kaluar disa etapa të jetës së tij si futbollist me fanellën kuqezi.

“ Jam në Belgjikë. Liga vendosi që kampionati të mbyllet këtu, për shkak të situatës së vështirë. Megjithatë ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi federata do të vendosë më vonë për këtë.Në Arabinë Saudite në këtë moment temperaturat janë mbi 33 gradë, ndërsa në verë janë mbi 40 dhe është e vështirë të luhet futboll. Janë disa hipoteza për kampionatin, por ende nuk është vendosur.

Kombëtarja shqiptare? Për drejtimin e Kombëtares duhet të presim.

Shqipëri-Greqi? Kundërshtari vinte si kampion i Europës dhe normal që situata politike që ka qenë gjithnjë. Në ndeshje kemi qenë shumë të qetë, pavarësisht se presioni jashtë ka qenë i madh. Presioni më i madh ishte kur shkuam te stadiumi. Stadiumi ishte mbushur 2 orë para.

Sa u futëm në fushë, aty më kapi një emocion që nuk e kisha më parë, pasi e pashë për herë të parë stadiumin aq plot. Më kapi një ndjenjë që mezi i mbajta lotët. Nuk më kishte ndodhur asnjëherë kjo. Kur filloi ndeshja ne ishim të motivuar, gjynah grekët çfarë hoqën.

Kosova me fanellë kuqezi? Është një pyetje me spec. Në jemi të gjithë shqiptarë, por tani Kosova është një shtet sovran dhe ka gjithçka të një shteti tjetër, pavarësisht se në kokat tona gjithçka është kuqezi.

Çfarë i mungonte Kombëtares që të arrinte më shumë? Dje kisha një telefonatë të gjatë me Fakajn. Na mungonte ambicia. FSHF ka bërë hapa shumë përpara tani. Në atë kohë sistemi i garave ishte më i vështirë se tani.

Për këtë e ndjej edhe veten fajtor. Kemi pasur kualitet mjaftueshëm, por ambicia na ka munguar për të arritur suksese. Nuk e patëm një trajner si De Biasi të na fuste shpirtin e garës në grup. Ne ishim në gjendje që mposhtnim kampionin e Europës dhe më pas na mposhte Gjeorgjia. Te ndeshja e bamirësisë kishte shumë humor, por edhe shumë polemika”, deklaroi Besnik Hasi.

të fundit

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…

14 minutes ago

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

39 minutes ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

2 hours ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

2 hours ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

3 hours ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

3 hours ago