Categories: Uncategorized

Hamilton reagon ashpër ndaj F1: Tronditëse që jemi këtu për të garuar, komandon paraja

Ndërkohë që shumica e ligave sportive më të ndjekura në botë janë ndalur për shkak të koronavirusit, nuk ka ndërmend të bëjë të njëjtën gjë Formula 1, organizatorët e të cilës janë gati të ngrenë siparin të dielën me Çmimin e Madh të Melbournit.

Ndonëse 6 pjesëtarë të stafeve të skuadrave pjesëmarrëse në Formula 1 janë të dyshuar si të prekur nga virusi dhe janë vënë në karantinë, kjo nuk ka ndikuar aspak në shtyrjen e garës së parë sezonale, duke bërë që të ngjallen kritika.

Të lidhura

None found

Mjaft ashpër ka reaguar edhe Kampioni në futi i Botës, Lewis Hamilton, që në një intervistë të dhënë për mediat në Australi, deklaroi se nuk është aspak normale që të garohet nesër dhe se duket qartë që tashmë gjithçka komandohet nga paraja.

“Më duket shumë tronditës fakti që jemi këtë për të garuar, me shumë njerëz që pritet të mblidhen për të ndjekur garën, duke parë atë që po i ndodh botës. Shumë organizata të tjera po reagojnë, ndonëse me pak vonesë. Për shembull NBA ka ndërpresë sezonin mbrëmjen e djeshme, ndërsa Formula 1 vazhdon përpara. Është bukur të garosh, por jam i surprizuar që gjendemi këtu, në këtë situatë. Duket se komandon paraja”, deklaroi Hamilton.

të fundit

Autobusë nga Mitrovica dhe Plemetini drejt Serbisë, pretendime për pagesa prej 100 eurosh për votuesit e SNS-së

Në ditën kur në Serbi po mbahen zgjedhjet, një autobus po transporton pjesëtarë të komunitetit rom nga Mitrovica drejt Serbisë…

4 minutes ago

Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin në Drenas

Feronikeli ’74 ka regjistruar një triumf bindës në shtëpi ndaj Dukagjinit, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e…

4 minutes ago

Protestat në Itali/ “La Repubblica”: Giorgia Meloni ka paralajmëruar aleatët se mund të japë dorëheqjen

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, po shqyrton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Itali, pavarësisht se zyrtarisht qeveria…

9 minutes ago

Drita triumfon 0-3 ndaj Prishtinës dhe ngjitet në vendin e tretë

Kampionia e Kosovës Drita ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Prishtina, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën…

10 minutes ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Ministrisë së Arsimit, të rinj dhe qytetarë të shumtë i bashkohen tubimit

Protestues të shumtë kanë nisur të mblidhen para Ministrisë së Arsimit. Në vendngjarje ka një prani të shtuar të forcave…

14 minutes ago

Ndoshta në mbrëmje nuk u kthyen më” – Rrëfimi prekës i Time Kadrijajt për sakrificat e luftës

Ish-mjekja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj, ka ndarë një rrëfim tejet emocional dhe prekës për përjetimet e rënda…

25 minutes ago