Erling Haaland ka thënë se plani i Borussia Dormtundit për të ardhmen ndikoi që ai ta zgjedhë klubin e Bundesligës e jo gjigantin e Premierligës, Manchester Unitedin, për ta vazhduar karrierën e tij.
Ylli i shumëkërkuar norvegjez nënshkroi së fundi marrëveshje katërvjeçare e gjysmë me Dortmundin, përkundër interesimit të madh për të edhe nga Manchester United.
Manchester Unitedi, bashkë me Leipzigu dhe Juventusin, ishin në mesin e skuadrave që kishin shprehur dëshirën për ta transferuar Haalandin, i cili i ka shënuar 28 gola në 22 paraqitje në të gjitha garat për Salzburgun këtë sezon.
“Dortmundi ishte shumë i drejtpërdrejtë dhe tha: “Kemi nevojë për ty në fazën e sulmit, neve na pëlqen stili yt i lojës dhe duam të kemi në skuadrën tonë”, ka thënë 19-vjeçari.
“Më pëlqen se si folën me mua dhe kjo më bëri që unë të nënshkruaja me ta. Thjesht e ndieja se unë dhe Dortmundi ishim një kombinim i mirë”.
Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, komentoi në podkastin e tij “Flasim” zhvillimet e fundit në Kuvend, ku…
Kthimi i emigrantëve shqiptarë për festat e fundvitit, ka sjellë fluks të lartë pasagjerësh si në Portin e Vlorës, ashtu…
Uniformat blu, kanë vënë në pranga një 35-vjeçare në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për në qytetin e…
Më 22 dhjetor, opozita ka paralajmëruar protestë kombëtarë. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka ndarë detaje nga takimet e…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…
Kryeministri i vendit Edi Rama, siç e ka bërë tashmë traditë duke publikuar çdo mëngjes, ecurinë e investimeve, ditën e…