Categories: Uncategorized

Haaland vs Lewandowski: Dortmund-Bayern, nesër luhet pë kreun

E marta ka rezervuar atë që konsiderohet ‘Der Klassiker’ e Bundesligës gjermane, sfidën mes Borussia Dortmund dhe Bayern i Mynihut ku në lojë është titulli kampion i Gjermanisë pasi përballen vendi i parë me të dytin.

Bayerni i Mynihut është 4 pikë para verdhezinjve dhe këtë sezon kërkon të fitojë titullin e 8 radhazi, ndërsa Dortmundi do të kërkojë të thyejë hegjemoninë e bavarezëve.

Të lidhura

None found

Por kjo përballje ka edhe një sfidë brenda saj, atë mes goleadorëve të të dyja skuadrave dhe ku do të bazojnë lojën e tyre trajnerët respektivë. Nga njëra anë është talenti i ri Erling Haaland i cili i ka mahnitur të gjithë në Dortmund me ritmin e tij të shënimit të golave teksa ka shënuar 10 gola në 10 ndeshje me verdhezinjtë në Bundesligë ndërkohë që këtyre shifrave iu shtohen edhe 16 golat e shënuar në kampionatin austriak në pjesën e parë të sezonit.Nga ana tjetër është eksperti Robert Lewandowski që këtë vit po fluturon drejt trofeut Këpuca e Artë me 27 gola me fanelën e Bayernit në këtë sezon.

Në total të dy këta futbollistë kanë shënuar nga 41 gola secili në të gjitha kompeticionet kështu që e gjithë bota do të ketë sytë te këta dy sulmues që mesa duket do të kenë të gjithë peshën e lojës së skuadrave të tyre.Nëse Dortmund do të arrijë të thyejë makinën perfekte të Bayernit, do të reduktojë në 1 pikë diferencën me rivalët bavarezë, në rastin e kundërt Bayerni do të bëjë një tjetër hap drejt suksesit të radhës në Bundesligë. Supersfida e futbollit gjerman do të luhet në Signal Iduna Park të martën në orën 18:30 me dyer të mbyllura.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago