Pep Guardiola është i sigurt se në jetën e tij nuk do të trajnojë kurrë Manchester United ose Real Madridin edhe nëse ai nuk do të ketë një oferta të tjera pune.
Këtë deklaratë e dha para ndeshjes së parë gjysmëfinales së Carabao Cup (League Cup) mes Manchester United dhe Manchester City, që do të zhvillohet këtë të martë, në orën 21:00.
“Pas përvojës me Manchester City-n, kurrë nuk do të stërvis Manchester United. Nuk do të drejtoj kurrë as Real Madridin. Do të jem në Maldive, me pushime, nëse nuk do të kem oferta. Epo, në Maldive ndoshta jo sepse nuk ka kurse golfi”, tha tekniku i Cityt.
Trajneri katalan ka analizuar se çfarë do të thotë derbi i Mançesterit duke iu referuar frazës së Sir Alex Ferguson, i cili, kur “bluja e qiellit” filloi të triumfonte dhe të nënshkruante me “yje” të futbollit pas vërshimit të parave të sheikëve arabë, i etiketoi rivalët e qytetit si “fqinjët e zhurmshëm”.
“Gjatë kohës kur nuk isha këtu, ndoshta ishim fqinjët e zhurmshëm, tani nuk e di se çfarë jemi. Derbet në Spanjë ishin kundër Espanyolit dhe Real Madridit, kurse këtu kundër United. Në Angli ka shumë ekipe të mira, jo një ose dy si në vendet e tjera. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për tifozët tanë”, pohoi Guardiola.
SHBA- Rreth 130,000 banorë të San Franciscos ishin në errësirë totale, për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike.…
Këngëtari shkodran Alis, ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH më këngën “Nân”, duke…
Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20 dhjetor) u shua në moshën…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me…
Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe ju kane dale ne jetën…
Shtetet e Bashkuara po ndalojnë dhe sekuestrojnë një anije në brigjet e Venezuelës në ujërat ndërkombëtare, thanë tre zyrtarë amerikanë…