Manchester City do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e ka shfuqizuar dënimin me dy vjet pezullim nga futbolli evropian për klubin anglez.
E gjitha kjo i la të pakënaqur trajnerin e Liverpoolit Jurgen Kloppit, që e quajti të hënën një ditë jo të mirë për komunitetin e futbollit, dhe trajnerin e Tottenhamit Jose Mourinhon, i cili e quajti vendimin të turpshëm.
Pep Guardiola ka thënë se dy trajnerët rivalë të tij në Premierligë, Klopp dhe Mourinho, janë të mirëseardhur ta telefonojnë atë për ta diskutuar zemërimin e tyre ndaj shfuqizimit të dënimit për City.
“Nëse ata duan të flasin, jam këtu. Vendimi nga tre gjykatësit e pavarur ishte i qartë. Por, nëse ata duan, ata ma dinë numrin e telefonit, mund të më thërrasin dhe unë do t’ua sqaroj. Nuk është aspak problem”,ka thënë Guardiola.
“Por, mendoj se nuk kemi shumëçka për të diskutuar sepse vendimi ishte i qartë. Të gjitha sugjerimet se ne kishim gënjyer apo mashtruar dolën që nuk ishin ashtu. Ne jemi të pastër, ashtu siç kanë thënë tani edhe ata”.
UEFA e dënoi Man Cityn me dy vjet pezullim nga garat evropiane në shkurt të këtij viti, për shkelje të rënda të rregullave për ndershmëri financiare (FFP) dhe licencim të klubit.
Pas një seance dëgjimore që zgjati tri ditë në muajin qershor, CAS-i ka vendosur tani që t’ia heqë dënimin të kaltërve.
Kjo nënkupton se City do të jetë i lirë të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërsa, dënimi me gjobë prej 30 milionë euro i është ulur në 10 milionë euro.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…