Pep Guardiola është pjesë e Manchester Cityt që prej vitit 2016 dhe ka kontratë me ta deri në qershor të vitit 2021.Mirëpo se fundmi është përfolur për largimin e tij nga “Qytetarët”.
Shkaku i kësaj është dënimi i Cityt me 2 vite përjashtim nga Liga e Kampioneve.
None found
Në një prononcim për mediat, tekniku spanjoll u shpreh se nëse klubi është i lumtur me të ai do ta vazhdojë kontratën.
“Unë nuk mund ta parashikoj se çfarë do të ndodh në të ardhmen, kam kontratë edhe për një vit me Cityn. Nuk e përjashtoj mundësinë që të vazhdoj kontratën, nëse klubi është i lumtur me mua”, tha Guardiola.
“Tani jam i përqendruar në këto tre muajt e fundit të sezonit e pastaj do të kem kohë për të menduar”.
Guardiola thotë se arsyeja kryesore nëse do të ndryshoj skuadër është për shkak të lumturisë.
“Gjëja kryesore është se nuk jam penduar që kam ardhur te City”.
“Nëse besoj se diku tjetër do të jem më i lumtur, kjo do të ishte arsyeja që do të ndryshoja skuadër”, përfundoi Guardiola.
49-vjeçari ka drejtuar Cityn në 214 ndeshje ku ka marrë 159 fitore, 25 barazime dhe 30 humbje.
Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të…
Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.9 lekë, në shitje me 82 lekë. Euro, do…
Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…
Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…