Edhe pse marrëdhënien me golin e ka të mirë në sezonin e parë të Barca, Grizmann mendon se mund të bënte më mirë nëse shokët e ekipit do ta shërbenin më shumë.
Francezi shënoi golin e barazimit ndaj Napolit në ndeshjen e parë të Champions.
“Duhet të punojmë më shumë. Detyra ime është të krijoj hapësirë dhe nganjëherë ata [bashkëlojtarët] më shohin e nganjëherë nuk më shohin. Në pjesën e parë nuk kontribuova shumë, ndërsa në pjesën e dytë kishim më shumë opsione”, ka thënë Griezmann.
Barazimi 1:1 kundër Napolit e vë Barcelonën në një pozitë të favorshme para ndeshjet kthyese, pasi që katalonasit do të mundë të mbështeten në përkrahjen në Camp Nou. Mirëpo, Griezmann do ta kishte preferuar një rezultat edhe më të mirë në Itali.
“Ne dëshironim të fitojmë, dhamë gjithçka nga vetja dhe thjesht s’ishte e shkruar të ndodhte. Fillimisht e kishin të vështirë të krijojmë raste dhe të gjejmë hapësira”, theksoi Griezmann.
“Më duket se nuk e patëm as edhe një goditje brenda kuadratit të portës kundërshtare gjatë pjesës së parë. Pastaj, ne e shfrytëzuam lodhjen e tyre në pjesën e dytë të ndeshjes”.
Tani, Barcelona do të përballet në Santiago Bernabeu me Real Madridin në fundjavë, të dielën. Por, francezi nuk dëshiroi ta komentojë shumë këtë ndeshje kur u pyet për të.
“Ne e dimë se është një javë shumë e rëndësishme. Ne jemi mirë, jemi të përqendruar. Ne duhet të rikuperohemi dhe të përgatitemi për ndeshjen kundër Madridit”, përfundoi Griezmann.
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…
Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…
Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…
Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…
Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…