Gareth Bale ka zemëruar tifozët e Real Madridit dhe shtypin spanjoll me sjelljen e tij jo të hijshme gjatë ndeshjes me Alaves.
I lënë në stol nga trajneri, Bale ka injoruar totalisht skuadrën e tij, pasi në një moment është parë të vendosë maskën në sy, duke bërë sikur po fle gjumë.
Në një moment tjetër teksa Zidane bëri zëvendësimin e radhës, Bale u kundërpërgjigj me një buzëqeshje ironike ndaj francezit që nuk e futi në lojë.
Uellsiani u la në stol për ndeshjen e katërt me radhë, ndërsa Los Blancos janë vetëm dy fitore larg titullit të 34-të të La Ligës, pas fitores 2-0 ndaj Deportivo Alavesit mbrëmjen e së premtes.
Bale në këtë edicion ka zhvilluar vetëm 16 ndeshje, duke shënuar dy gola, statistika dramatike për një lojtar si Bale.
Gazeta spanjolle Marca i etiketoi veprimet e Uellsianit si ‘të turpshme’. Marca botoi një shkrim me titull: ‘Imazhi i Bale “a la Faubert”: Fotografia e tij më e dobët si lojtar i Real Madrid?”
Duket se gjërat për uellsianin janë përkeqësuar edhe më shumë dhe largimi i tij nga Real Madridi është i pashmangshëm.
Vllaznia, më në fund, ka gjetur fitoren mes vuajtjesh, duke u rikthyer më në fund te tre pikët. Kuqeblutë mundën…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se Beogradi kishte pritur hapa të mëdhenj përpara nga administrata e…
Policia e Pogradecit po zhvillon një aksion në zonën e lokaleve në afërsi të ish-vilave. Bëhet me dije se gjatë…
Do të jetë një Krishtlindje në të ftohtë dhe në errësirë për qindra mijëra civilë ukrainas. Akoma më keq për…
Rreth një vit më parë, Olta Boka u bë nënë për herë të dytë dhe në familjen e saj u…
Dua Lipa dhe Callum Turner po vazhdojnë pushimet e tyre në Meksikë , duke marrë një pushim nga angazhimet e…