Edvin Murati prej vitesh jeton në Francë aty ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij edhe si futbollist.
Tashmë që futbolli është ndalur me Francën që ka vendosur anulimin e këtij sezoni me urdhër të qeverisë, ish-mesfushori i kombëtares shqiptare i cili spikati në Ligue 1 me fanellat e PSG dhe Lille, ka zgjedhur një mënyrë vërtetë unike për t’i ardhur në ndihmë popullit francez gjatë kësaj periudhe të vështira, pasi Franca është një nga vendet më të prekura nga Covid-19 me më shumë se 20 mijë të vdekur.
Meqënse për futboll tashmë në Francë nuk mund të flitet më, Murati ka vendosur të kalojë te gatimi, pasi bashkë me disa miq të tij, është të gatuajë për mjekët dhe infermierët franceë të cilët po luftojnë në vijën e parë koronavirusin dhe janë personat më të rrezikuar për t’u prekur nga Covid-19. Një gjest shumë pozitiv ky i 44-vjeçarit shqiptar i duartrokitur në Francë.
Ditën e sotme, Partia Demokratike, ka denoncuar korrupsionin dhe krijimin e monopoleve në administrimin dhe menaxhimin e pyjeve, kullotave dhe…
Mëngjesin e sotëm, një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Vithkuq të Korçës. Sipas të dhënave, mësohet se…
Pas sulmeve të forcës ajrore amerikane ndaj tre objektivave bërthamore të Iranit, Ambasada e SHBA në Tiranë, ka shpërndarë mesazhin…
Prej më shumë se 15 orësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në lindje të qytetit të…
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, që vijon me intensitet në gjithë territorin e qarkut Fier, Shërbimet e…
Emri i Armando Brojës është nga më të lakuarit këtë merkato verore. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e ka të sigurt…