Miralem Pjanic ka komentuar gjendjen e Lionel Messit te Barcelona.
Miralem Pjanic është prezantuar si futbollist i ri i Barcelonës.
Mesfushori boshnjak po ashtu është paraqitur në konferencë për media ku nuk u është shmangur pyetjeve për sulmuesin kryesor të ekipit, Lionel Messi.
Messi ishte në qendër të spekulimeve për largim nga Camp Nou pas kërkesës së hapur për shitje gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Por, në fund ai ka vendosur të qëndrojë te gjiganti katalan edhe për sezonin e ardhshëm.
Pjanic ka thënë se nuk e sheh Messin me një fanellë tjetër përveç asaj të Barcelonës.
“Messin nuk e shoh me ndonjë fanellë tjetër”, deklaroi Pjanic.
“Për mua është e pamundur. Gatishmëria ime është të luaj me të. Suarez po ashtu është golashënues i madh, ka bërë shumë këtu por nuk e di se cila do të jetë e ardhmja e tij”, u shpreh ish ylli i Juventusit.
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…