Categories: Uncategorized

Gjasula thyen rekord në Bundesligë, lojtari me më shumë kartona të verdhë në histori

Kartoni i verdhë është kthyer në një ves për Klaus Gjasulan në Bundesliga. Mesfushori shqiptar i cili njihet për shpirtin e tij luftarak u ndëshkua edhe në sfidën e fundit të kampionatit me skuadrën e tij Paderborn.

Jo vetëm kaq, por i djeshmi në barazimin 1-1 të skuadrës së tij ndaj Hoffenheim ishte kartoni i 14-ti përsa i përket këtij sezoni, çka përbën edhe një rekord historik në Bundesliga. Gjasula është lojtari më “i zverdhur” në historinë e kampionatit gjerman, përsa i përket 27 ndeshjeve të para. Jo vetëm kaq, por tiranasi është pranë thyerjes së një rekordi akoma më negativ.

Ai është pranë rekordit të Tomaz Hajtos, i cili është ndëshkuar 16 herë gjatë një sezoni të plotë në Bundesliga. Shifra mjaft negative për Gjasulën, që në fakt vitet e fundit po përjeton kohët më të mira të karrierës, duke pësuar një rritje graduale deri në debutimin në Bundesliga dhe me kombëtaren shqiptare vitin e kaluar.

Te kuqezinjtë gjatë muajve të fundit Gjasula ka rezultuar një lojtar shumë i rëndësishëm për skemat e trajnerit Edy Reja me të cilin është shndërruar në një titullar fiks. Ndërkohë me Paderborn në sezonin e tij të parë në sezonin e tij të parë në karrierë në elitën e futbollit gjerman është aktivizuar në 24 takime duke shënuar dhe 2 gola.

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

4 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

4 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

5 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

5 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

6 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

6 hours ago