Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, e ka pranuar se Olivier Giroud mund të largohet nga klubi londinez gjatë afatit kalimtar të janarit.
Olivier Giroud i ka bërë vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat për Chelsean këtë sezon, ndërsa në vetëm dy ndeshje ka qenë titullar për të Kaltrit.
Francezi e gjen veten në skuadrën e Chelseat si opsion të tretë pas Tammy Abraham dhe Michy Batshuayit, përderisa i kanë mbetur vetëm edhe gjashtë muaj në kontratën e tij aktuale në Stamford Bridge.
33-vjeçari ishte lënë në stol për fitoren me rezultat 2:0 të Chelseat kundër Nottingham Forestit në rundin e tretë të FA Cup të dielën, mirëpo ai doli në fushë pas ndeshjes për t’i përshëndetur tifozët – veprim që u vlerësua si lamtumirë.
Lampardi raportohet se është në kërkim të një sulmuesi të ri në afatin kalimtar të janarit – përflitet për Moussa Dembelen, Jadon Sanchon ose Wilfred Zahan – dhe kjo i rrit edhe më shumë gjasat e largimit të Giroud.
“Nuk kam asnjë lajm të ri për Ollien, por unë kam folur me të. Nëse rrethanat janë ashtu siç i dëshiron ai dhe oferta është mjaftueshëm e mirë edhe për klubin, për mua dhe për skuadrën, atëherë shitja mund të ndodhë”, ka thënë Lampardi.
“Por, një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm nëse çdo problem zgjidhet. Kështu që duhet të presim për ta parë nëse do të jemi aty”.
Arrestohet Alti Nallbati, vëllai i kandidatit për deputet Bledjon Nallbati, të cilët u përfshinë në një sherr me një shofer…
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama takim elektoral në qytetin e Shkodrës, ku bëri prezantimin e investimeve 10-vjeçare në këtë…
Policia kundër terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar ka arrestuar tetë persona në kuadër të dy hetimeve të ndara për terrorizëm.…
Një çështje penale ka nisur në prokurorinë e Elbasanit, ku në fokus janë vënë zyrtarë të bashkisë së qytetit, për…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, Bledjon Nallbati, është përfshirë në një konflikt fizik me një…
Elbasani është zgjuar këtë të diel me lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej figurave të shquara…