Gennaro Gattuso duket se do të vijojë të jetë trajner i Napolit për të paktën edhe sezonin e ardhshëm, pasi vetë tekniku ka zgjedhur të mos ushtrojë opsionin për prishjen e kontratës në fund të sezonit.
Sipas marrëveshjes së bërë mes palëve, Gattuso mund të largohej nga Napoli, nëse do të njoftonte presidentin De Laurentiis deri më 15 prill, pasi në të kundërt do të mbetej në fuqi kontrata e nënshkruar, që ka kohëzgjatjen deri më qershor të vitit të ardhshëm.
Tani e vetmja mënyrë që palët të mos vijojnë bashkë, është nëse De Laurentiis do të vendosë të shkarkojë teknikun, por momentalisht diçka e tillë duket e pamundur, pasi bosi napolitan duket i kënaqur me punën e Gattusos.
Për më tepër, edhe merkatoja që Napoli po bën për sezonin e ardhshëm, është e gjitha me miratimin e Gattusos, që sezonin e ri do të drejtojë një skuadër të ndërtuar nga ai vetë dhe do të provojë të arrijë objektiva madhorë.
Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…
FBI ka publikuar foto të të dyshuarit për vrasjen me armë zjarri të aktivistit konservator, Charlie Kirk, duke kërkuar ndihmë…
Dy nënshkrime të mëdha në orët e fundit të tregut të transferimeve të Juventusit: Edon Zhegrova dhe Lois Openda. Të…
Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar pa ndonjë përparim,…
Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas largimit nga posti aktual dhe zëvendësimin e tij në këtë detyrë për…
Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se mandati i tyre politik do të jetë në opozitë të…