Napoli është i vetëdijshëm se shpresat e tij për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve varen kryekëput nga aftësitë e skuadrës për ta ndalur Lionel Messin.
Superylli argjentinas e rigjeti formën para portës, pas një mungese golash në katër ndeshjet e fundit, duke i shënuar plot katër copa në triumfin e Barcelonës kundër Eibarit të shtunën.
Prandaj, trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, është duke i vlerësuar planet taktike për ta krijuar një “kafaz” për ta kurthuar gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.
Gattuso, i cili e zëvendësoi Carlo Ancelottin në dhjetor, ka pak gjasa të arrijë shumë në Serie A duke qenë se skuadra e tij renditet në vendin e gjashtë me vetëm 36 pikë.
Për këtë arsyeje, suksesi në Ligën e Kampionëve do të ishte i mirëpritur për të.
“I kemi mundësitë tona”, tha Gattuso para takimit të parë të 1/8 së finales mes Napolit dhe Barçës të martën.
Gattuso tha për mediat italiane se dëshiron ta zbusë Messin, duke e krijuar një burg për të në zona të caktuar të fushës, sepse në këtë mënyrë do ta ndalte atë dhe krijimin e rasteve për Barcelonën.
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…
Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…
Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…