Victor Osimhen u bë blerja më e shtrenjtë në historinë e Napolit me transferimin e tij te të kaltrit për 70 milionë euro nga Lille në merkaton e kësajve vere.
Pas paraqitjeve të mira që bëri në miqësoret parasezonale duke gjetur në disa raste rrugën e rrjetës, nigeriani e konfirmoi veten edhe në 45 minutat e dyta të sfidës së javës së parë të kampionatit ndaj Parmës, ndeshje të cilën skuadra e Gattusos e fitoi me rezultatin 2-0. Edhe pse nuk shënoi elozhet për Osimhen kanë qenë të shumta, por Gennaro Gattuso kërkon ta mbajë me këmbë në tokë 21-vjeçarin.
“Këshilla ime për Osimhen? Gjëja kryesore që më ka bindur që nga dita e parë, kur isha në shtëpi rreth përpara tre muajsh, janë cilësitë dhe karakteristikat e këtij lojtari. Ka vlera të mëdha dhe është një njeri i mirë mbi të gjitha. Një djalë që e di se nga vjen, në çfarë vendi është rritur. Nuk e harron kurrë këtë”.
“Jam shumë i sigurt se nëse do të vazhdoj kështu dhe të jetë me këmbë në tokë do të bëjë karrierë të madhe. Me Osimhen ka qenë kaq shumë e lehtë. Pas 4-5 ditësh në dhomat e zhveshjes filloi të bënte shaka. Nëse nuk ke karizmën e duhur dhe nëse nuk je inteligjent, nuk mund të bëhesh mik dot me të gjithë pas 4-5 ditësh”, u shpreh Gattuso.
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…