Categories: Uncategorized

Gattuso: Gabimi i Ospinës? Është faji im!

Napoli është në krizë rezultatesh dhe as ndryshimi në pankinë me shkarkimin e Ancelottit dhe emërimin e Gennaro Gattusos, nuk solli efekt, me të kaltrit që sot pësuan humbjen e radhës, këtë herë përballë Lazios në “Olimpico”.

Ashtu si ndaj Interit, ku napolitanët gabuan vetë në të tre golat e pësuar, edhe mbrëmjen e sotme bëri të njëjtën gjë portieri Ospina, që ishte zgjedhur titullar nga Gattuso, por që i dhuroi topin Immobiles në rastin e golit të vetëm të ndeshjes.

Megjithatë në përfundim të takimit ishte vetë tekniku kalabrez që mori përsipër përgjegjësitë e humbjes dhe deklaroi se Ospina kishte bërë një punë shumë të mirë dhe se loja me topin ishte një kërkesë e tij para ndeshjes.

“E vërtetë që gaboi Ospina, por përgjegjësinë e kam vetëm unë. Kam qenë unë që i kam kërkuar të luajë me topin dhe të mos e largojë pa adresë. Gjëra të tilla ne i kemi praktikuar vazhdimisht në stërvitje, por sot erdhi ai moment që na kushtoi shtrenjtë. Gjithsesi, unë do të nervozohesha shumë, nëse Ospina do ta kishte shkelmuar pa adresë atë top”, tha trajneri napolitan.

Sa i përket momentin që skuadra po kalon, Gattuso deklaroi se djemtë punojnë shumë mirë në stërvitje dhe se duhen vetëm 2-3 fitore radhazi për të rikthyer qetësinë dhe besimin që në këto momente duket se u mungon Insignes me shokë.

“Është e vërtetë që episodet i kemi pasur kundër vazhdimisht, por skuadra është në përmirësim të ndjeshëm dhe kjo gjë u pa si ndaj Interit, ashtu edhe sot. Jam optimist që gjërat do të shkojnë në vendin e tyre shumë shpejt, pasi djemtë punojnë shumë mirë në stërvitje. Na duhen vetëm disa rezultate pozitive për të rikthyer besimin dhe qetësinë”, tha ish trajneri i Milanit.

të fundit

Shoqërimi në Komisariat i Fatjon Semanjakut, reagon Policia e Fierit: Po kundërshtonte forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e posterit

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në…

29 minutes ago

Rrëzoi aeroplanët rusë, ky është droni detar i Ukrainës që bëri histori

Ukraina rrëzoi dy aeroplanë luftarakë rusë që u dërguan për të kapur dronët e marinës ukrainase në Detin e Zi.…

46 minutes ago

FOTO/ Arbenita Ismajli shfaqet natyrale pa grim, duke surprizuar fansat e saj

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me…

1 hour ago

Çfarë ndodhi? Policia ndalon kandidatin e PD për deputet, ja arsyeja

Policia e Fierit ka ndaluar kandidatin për deputet të Partisë Demokratike, Fatjon Semanjaku. Nuk ka ende një reagim zyrtar nga…

2 hours ago

“Viza juaj mund të refuzohet nëse…”, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë njofton qytetarët për aplikimet

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë sot një njoftim në rrjete sociale, adresuar të gjithë të interesuarve për të…

2 hours ago

Mos mendoni që erdhi vera, java e ardhshme do ju surprizojë, moti bënë kthesën drastike

Ditën e hënë (5 maj) pritet të ketë me mot relativisht të paqëndrueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era me drejtim…

2 hours ago