Trajneri Napolit, Gennaro Gattuso ka folur para një ndeshje shumë të vështirë, atë përballë Barcelonës e vlefshme për 1/8 e Champions.
Përveç ndeshjes, tekniku Gatusso u pyet dhe në lidhje me sulmuesin argjentinas, i cili do të luaj për herë të parë në karrierë në stadiumin “San Paolo”. Stadium tek i cili për shumë vite ka luajtur legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona:
“Ne duhet të mendojmë për të gjithë ekipin, pasi nuk është vetëm ai në atë ekip. Vetëm njerëzit që luajnë ‘Play-Station’, bëjnë gjëra që unë i shoh te argjentinasi. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe prej disa vitesh është më i miri. Është një shembull për këdo për atë që ka bërë në karrierën e tij.
Është më e vështirë për ta përgatitur ndeshjen si trajner se sa si lojtar. Maradona apo Mesi? Diego është perëndia e futbollit, nuk e them sot këtë. Nuk e kam parë asnjëherë atë nga afër, por e di në çfarë kampionat ka luajtur. Tani unë shoh Mesin që po bën gjëra, që dikur i bënte Maradona. Ndërkohë që unë shikoj futbollin tani, mendoj se më duhen 5 lojtarë si unë në fushë dhe 5 të tjerë si Ronaldinho dhe Kaka”.
Këtë mëngjes kur u zgjova, gruaja ime më bëri kafen dhe fillova të mendoja për karrierën time si trajner, te Palermo, Pisa, Sioni dhe të gjitha sakrificat e bëra për të mbërritur deri këtu. Unë nuk kam menduar për veten time, por gjithmonë për grupin që kam, për të mbërritur deri këtu.
“Koronavirusi? Ne jemi me njerëzit e prekur. Qeveria po bën gjithçka që duhet dhe shpresoj që problemi të zgjidhet së shpejti.
Debutimi në Champions ndaj Barçës? Nuk e di nëse është gjëja më e mirë të debutosh ndaj Barçës, falënderoj ekipin dhe Ançelotin që më dhanë mundësinë të debutoj në Champions si trajner. Megjithatë jam i shqetësuar, pasi përveç faktit se te kundërshtari mungojnë shumë lojtarë, që kur ka mbërritur Setien ata kanë ndryshuar dhe janë përmirësuar. Ne duhet të bëjmë një lojë shumë të mirë. Katalanasit janë një ekip që sulmojnë shumë dhe nëse nuk bëjmë mirë, rrezikojmë shumë”, u shpreh Gatusso.
Liverpooli thuhet se është gati të nënshkruajë me Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen për një rekord transferimi britanik prej 150…
Kombëtarja shqiptare ka barazuar në transfertë përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-t të kualifikueseve të Botërorit.…
Dashi Ju pret një e mërkurë mjaft pozitive. Përfitoni në mënyrë që të rikuperoni disa situata që ju kanë stresuar…
Kombëtarja shqiptare u ndal sërish në barazim ditën e sotme ndaj Letonisë me rezultatin 1-1 në Riga. Në përfundimin e…
Shqipëria barazoi 1-1 me Letoninë në një sfidë të rëndësishme për Kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë vijojnë të jenë në…
Kombëtarja shqiptare ka barazuar në transfertë përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-t të kualifikueseve të Botërorit.…