Kapiteni i Kombëtares së Armenisë, Varazdat Haroyan, nuk mund t’i bashkohet klubit grek, Larissa, për shkak se atdheu i tij është buzë luftës me Azerbajxhanin.
Shkuarja e mbrojtësit në Greqi për t’iu bashkuar klubit të vet Larissa është shtyrë për shkak se ai është thirrur për t’iu bashkuar ushtrisë, si pasojë e konfliktit të armatosur në përshkallëzim e sipër mes vendit të tij dhe Azerbajxhanit.
“Ai është mobilizuar, si të gjithë qytetarët armenë nën moshën 40-vjeçare dhe tashmë ndodhet në zonën e luftës”, thuhet në mesazhin e dërguar nga menaxheri i tij te pronari i Larissa, Alexis Kouyias, raporton gazeta franceze L’Equipe.
Marrëdhëniet mes dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara nga viti 1991, kur Armenia e pushtoi rajonin e Nagorno-Karabakut, i cili nga komuniteti ndërkombëtar edhe sot e tutje njihet si pjesë e territorit të Azerbajxhanit.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur mbledhje urgjente për këtë konflikt dhe u ka bërë thirrje palëve që menjëherë të bëjnë armëpushim.
Thirrje për ndërprerje të luftimeve kanë bërë edhe fuqitë e mëdha, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kinën, Gjermaninë dhe Francën.
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…