Categories: Uncategorized

Gati plani për ringjalljen, trajneri Ilir Daja ka besim te sulmuesi i Partizanit

Theofilus Solomon erdhi me bujë në verën e 2019-ës, pasi u pretendua që Partizani e zgjidhi çështjen e sulmit me nigerianin.

Për këtë arsye, 24-vjeçari ishte edhe një nga më të paguarit në radhët e të kuqve. Por pritshmëritë me Solomon nuk dolën në sezonin e shkuar, pasi sulmuesi arriti të shënojë vetëm 5 gola në 25 ndeshje ku u aktivizua.

Pikën më të errët nigeriani e pati nën drejtimin e Adolfo Sormanit, që pas humbjes 5-1 në derbin e fazës së tretë, për disa javë nuk e preku fushën e lojës.

E përgjithshmja ka qenë se të gjithë prisnin largimin e sulmuesit nigerian, por duke pasur edhe një vit kontratë, plus që merkatoja në hyrje është e bllokuar, ai nuk ndryshoi ambient. Me ardhjen e trajnerit Ilir Daja parashikohet të ndryshojë edhe “jeta” e 24- vjeçarit. “Panorama Sport” ka mësuar se trajneri i ri e ka në konsideratë sulmuesin dhe ai ka një plan për ringjalljen e Solomonit. Daja ka besim tek aftësitë e nigerianit, i cili në sezonin e shkuar ka provuar të luajë në disa pozicione në fazën ofensive, por që nuk dolën të goditura.

Mësohet se Daja do ta përdorë pikërisht për atë rol që ka mbërritur në verën e 2019-ës, duke qenë pika referuese në majë të sulmit. Falë lëvizshmërisë dhe forcës fizike, nigeriani mund të jetë i vlefshëm jo vetëm për të shënuar, por edhe për të hapur hapësira për partnerët e tij në krahët e sulmit.

Një skemë të tillë trajneri Daja e ka përdorur së fundmi edhe të Skënderbeu me Krasniqin, duke u dhënë mundësi shënimi Bregut dhe Gripshit, apo atij që luan pas “pykës”. Planet për ringjalljen e Solomonit trajneri Daja i ka pasur në mendje me Melon në fushë, por lëvizja e fundit e brazilianit i ka gjetur të papërgatitur të gjithë në kampin e kuq, ndonëse kanë besim se 26-vjeçari do të kthehet shpejt në ekip.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago