Premier League u ka shkruar klubeve për të konsideruar thirrjen e lojtarëve që janë në vende tjera, me synim që stërvitjet të vazhdojnë prej muajit maj.
Kështu të paktën ka shkruar Daily Mail të martën.
Klubeve të elitës angleze të futbollit u është thënë se mund të jetë në interesin e tyre që të kthejnë në Angli lojtarët që janë larguar pas shfaqjes së koronavirusit.
Porosia për klubet është dhënë të martën, ndërsa klubet po shqyrtojnë hapat e ardhshëm.
Lojtarë nga vende tjera janë lejuar të largohen për të qëndruar në shtëpitë e tyre. Kthimi i tyre mund të jetë kompleks, për shkak të limitimit të fluturimeve.
Në letrën e njëjtë Premier League ka përsëritur se kthimi në stërvitje është subjekt i lehtësimit të masave. Premier League ka konfirmuar se asnjë hap nuk do të ndërmerret pa pasur siguri të plotë.
Daily Mail ka shkruar se stërvitjet mund të fillojnë në mes të majit, ndërsa synim është që edicioni të vazhdojë më 13 qershor.
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…
Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…