Anti-Doping në Mbretërinë e Bashkuar janë gati të hapin një hetim të ri mbi Tyson Fury dhe kushëririn e tij Hughie Fury pas akuzave shpërthyese se një anëtar i ekipit të tyre i ofroi një fermeri 25 mijë funte për të gënjyer se si secili dështoi në një test të ilaçeve në vitin 2015.
Ndërsa nga Anti-Dopingu qëndrojnë të heshtur, Sportsmail ka kuptuar që ata janë gati për nisjet e hetimeve.
Nëse dyshja Fury do të shpallen fajtorë për një akuzë të re të mundshme për shkelje të hetimit fillestar – i cili iu ndaloi pjesëmarrrjen në aktivetete të boksit për dy vjet (2017) – atëherë secili do të përballet me pezullime të mundshme tetë vjeçare për një vepër të dytë.
Kjo vjen pas pretendimeve befasuese të fermerit Lancashire Martin Carefoot, i cili thotë se gënjeu kur ai paraqiti dy deklarata me shkrim në ekipin ligjor të Fury’s në vitin 2017 për të thënë se ai i kishte furnizuar bokserin me derr të egër. Mbrojtja fajësoi praninë e metabolitëve të nadrolonit në ‘ngrënien e derrit të egër’.
Carefoot ka rritur një pasiguri të madhe ndaj luftëtarëve duke tërhequr përmbajtjen e deklaratave të tij, kopjet e të cilave i ka parë Sportsmail. Ato janë shënuar ‘përpara Panelit Kombëtar Anti-Doping midis Anti-Doping kundër Mbretërisë së Bashkuar kundër Tyson Luke Fury dhe Hughie Lewis Fury’, dhe përdorimi i tyre i mundshëm në mbrojtjen e Fury do të jetë me rëndësi të veçantë për çdo hetim të ri të UKAD.
Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve, Kadastra injoroi masat dhe…
Këshilli i Ministrave, ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe…
Mbrëmjen e djeshme, një aksident automobilistik është regjistruar aksin Tepelenë-Këlcyrë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në kthesën e fshatit Mezhgoran,…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 84.4 lekë dhe do shitet me…
Ditën e sotme, do vijojë dhe procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit…
Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të "Ferma VIP 2". Pas 24 javësh, Big Basta është kurorëzuar si…