Categories: Uncategorized

“Gabimet te Partizani kanë filluar që në verë, askush nuk mban përgjegjësi”

Ledio Pano mendon se Partizani ka gabuar gjithçka në këtë sezon dhe deklaron se nuk e mendonte asnjëherë që një ekip kampion të luante për të evituar rënien.

Në “News 24” ai theksoi se te Partizani duhej që të mbanin përgjegjësi për këto gabime që nuk kishin ndryshuar në krahasim me të kaluarën.

Të lidhura

None found

“Duke analizuar Partizanin, ndeshjet dhe gjendja aktuale tregon vetë momentin e keq që po kalon Partizani. Ne që kemi luajtur futboll nuk prisnin që ky Partizan kampion të luante këtë vit për play-out. Është në të vërtetë në një gjendje shumë të keqe. Edhe ne nuk besonim se do të arrinte në këtë pikë por mosmenaxhimi i mire i ekipit ka sjellë këtë gjendje.

Ne këto moment po e ndjejmë që jemi në një moment shumë të vështirë për të folur për këtë Partizan për të cilin flitnim vjet me superlative. Ky Partizan ka diçka që nuk po tregon vlerat e veta, gabimet kanë filluar që në verë dhe vazhdojnë akoma. Por të flasësh taktikisht te ky ekip ka humbur çdo gjë, çdo vlerë e Partizanit të vjetshëm, një ekip pa ekuilibër, mendon vetëm të luajë por se për çfarë luan, nuk ka një ide se çfarë do të nxjerrë nga ndeshja dhe çfarë ekipi ka përpara.

Duke parë ndeshjen e parë ndaj Skënderbeut, edhe pse humbi, Partizani kishte ritëm të kënaqshëm pas dymuajshit të koronavirusit. Të them të drejtën sot besoja se do të shihja një Partizan po aq luftarak sa me Skënderbeun. Por sot ishte ndeshja më e dobët nga të gjitha anët, në daç fizikisht, teknikisht, takikisht, në çdo anë. Pashë një trajner që nuk e kuptova se çfarë ndërrimesh donte të bënte, ekip pa ide dhe lojtarë që nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin. Besoj se ky ekip ka probleme të mëdha brenda dhe ndaj ndodhet në atë gjendje. Në momentin aktual mendoj se trajneri është përgjegjësi kryesor por në fund bëhen llogaritë dhe dalin ku u gabua, dalin përgjegjësitë nëse duan t’i nxjerrin, ka vite që te Partizani bëhen gabime dhe asnjëri nuk mban përgjegjësi. Besoja që Partizani kishte hyrë në rrugë e organizim tjetër, por vetë vendi ku ndodhet tregon që gabimet janë të vazhdueshme”, tha Pano.

të fundit

Klosi: Debati mes Gjiknurit dhe Manjës, një episod i zakonshëm pune, jo tregues i ndonjë përçarjeje në PS

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur këtë të mërkurë në Euronews Albania lidhur me zhvillimet politike brenda…

14 minutes ago

Tuchel u përgjigjet kritikëve pas humbjes ndaj Argjentinës: Nuk pendohem për zgjedhjet e mia

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka mbrojtur vendimet e tij pas eliminimit dramatik nga Argjentina në gjysmëfinalen e Kupës së…

1 hour ago

APK to present online module on ethics and conflict of interest on Thursday

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do të lansojë të enjten modulin elektronik të trajnimit për konfliktin e interesit dhe…

1 hour ago

Revolt against government / 46th protest ends: More tomorrow

Ka përfunduar pas disa orësh protesta e 46-të radhazi e opozitës dhe qytetarëve para godinës së Kryeministrisë, ku kërkesa kryesore…

1 hour ago

Berisha explains clash with Ilirjana Kuçanaj: Resolution did not follow statutory procedures

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar për mediat debatin e zhvilluar me anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj,…

1 hour ago

Messi shton një tjetër rekord në Botëror, bëhet lojtari më i vjetër në një gjysmëfinale

Lionel Messi vazhdon të bëjë histori në Kupën e Botës. Kapiteni i Argjentinës u bë lojtari më i vjetër që…

1 hour ago