Categories: Uncategorized

Gabimet e shumta nga penalltia, Guardiola: Portieri Ederson di t’i gjuajë penalltitë më së miri te Man City

Trajneri Pep Guardiola e pranon se gabimet e vazhdueshme të lojtarëve të Manchester Cityt nga pika e penalltisë do ta detyrojnë atë ta mendojë edhe një herë se kush duhet t’i gjuajë ato, përderisa deklaroi se portieri Ederson është opsioni më i mirë i klubit.

Gabriel Jesusit ia mbrojti penalltinë Dean Henderson gjatë pjesës së parë të fitores me rezultat 1:0 të Manchester Cityt kundër Sheffield Unitedit të martën, në Premierligë.

Ky ishte gabimi i tretë i brazilianit nga pesë tentimet e tij nga 11-metërshi në Premierligë, mirëpo ai s’është i vetmi që ka bërë gabim të tillë nga skuadra e Manchester Cityt. Edhe Raheem Sterlingu dhe Sergio Aguero e kanë humbur besimin e Guardiolës me tentimet e tyre.

Kur u pyet, pas ndeshjes, se a po shqetësohet lidhur me këto rekorde të skuadrës së tij nga pika e penalltisë, Guardiola u përgjigj: “Pa asnjë dyshim, duhet të mendoj për këtë. Gjithmonë kam besim te lojtarët që i gjuajnë ato penallti, mirëpo duhet të mendoj për mënyrën se si po i gjuajnë ato apo se kush po i gjuan”.

“Nuk vlen vetëm sot për Gabrielin, sepse edhe Sergio i ka humbur dy dhe Raheem i ka humbur një e gjysmë kundër Wolves (penalltia ishte gjuajtur dy herë shkaku i parregullsive, ishte mbrojtur dy herë, ndërsa Sterlingu kishte shënuar kur iu kthye topi nga pritja e portierit)”.

“Ne nuk jemi të sigurt. Në këtë nivel ku jemi ne, penalltitë janë të rëndësishme dhe mund ta bëjnë dallimin shumë herë. Unë duhet të vendos se kush do t’i gjuajë penalltitë e ardhshme”.

Kur u pyet se a e ka dikë në mendje, Guardiola tha: “Edersoni është më i miri. Më besoni, Eddie është më i mirë në gjuajtjen e penalltive nga lojtarët që i kemi. Ai nuk ka gjak në tru, është shumë i qetë kështu që edhe ai mund t’i gjuajë”. /

të fundit

Ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare, kush ishte Artan Lame dhe karriera e tij

Ditën e sotme, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, një nga figurat e njohura të jetës publike…

8 minutes ago

Dosja “Toyota Yaris”/ GJKKO dënon me 4 vite burg Radovan Çelën

GJKKO ka dënuar me 4 vite burg avokatin Radovan Çela, i cili akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj…

21 minutes ago

Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon kryeministri Rama: Jam pa fjalë, ngushëllime familjes dhe miqve

Këtë të enjte, u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame. Artan Lame, një nga figurat…

29 minutes ago

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame

Ditën e sotme, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, një nga figurat e njohura të jetës publike…

42 minutes ago

Ekzekutimi i 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës/ Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy persona

Policia e Durrësit, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për përfshirje indirekte në atentatin ndaj 29-vjeçarit…

53 minutes ago

Publikohen FOTOT e mafiozëve shqiptarëve të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar e të strukturuar kriminal

Ditën e djeshme, u zhvillua një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të…

1 hour ago