Categories: Uncategorized

Futbollisti vret djalin e tij pesë vjeçar

Opinion turk është i tronditur nga rasti i futbollistit Cevhar Toktas i cili mbyti djalin e tij pesë vjeçar në spital.

Toktas, i cili luan për në skuadrën e ligës së katërt turke Bursa Yildirim, u pranua në spital më 23 prill së bashku me djalin e tij që ishte pozitiv për koronavirus. Djali u transferua në kujdes intensiv ku vdiq dy orë më vonë në prani të babait të tij. Mjekët ia atribuan vdekjen komplikimeve të frymëmarrjes të shkaktuara nga koronavirusi dhe gjithçka dukej si një rast shumë i trishtuar.

Të lidhura

None found

Por, shpejt doli të ishte një vrasje e tmerrshme pasi Toktas 11 ditë më vonë vet shkoi në polici dhe dëshmoi se çfarë kishte ndodhur.

“Djali im ishte shtrirë në shpinë dhe unë i vura një jastëk në kokë. Unë e mbajta atë ashtu për pesëmbëdhjetë minuta pa frymarrje, dhe djali im po luftonte për jetën e tij gjatë gjithë kohës. Kur ndjeva se ai kishte ndaluar së marrë frymë, unë kapa jastëkun dhe thirra mjekët për ndihmë, në mënyrë që asgjë të mos ishte e dyshimtë, “- tha 32-vjeçari para policisë dhe më pas i shokoi edhe më shumë.

“Unë nuk e kam dashur atë që kur ka lindur. Unë nuk e di pse. E vetmja arsye pse e vrava është sepse nuk e doja,” tha Toktas.

Ai u arrestua menjëherë dhe me shumë mundësi do të marrë një dënim të përjetshëm.

Në fillim të karrierës së tij, Toktas luajti në ligën e parë turke, ku bëri shtatë paraqitje në fanellën e Hacettepe nga 2007 deri në 2009. Pasi kaloi në ligën e dytë, ai luajti në Hacettepe për një sezon tjetër dhe që nga ajo kohë ka luajtur në ligat e treta dhe të katërta.

të fundit

Përplasje në Itali për plazhin e administruar prej 80 vitesh, murgeshat kundër bashkisë

Një konflikt i pazakontë ka shpërthyer në bregdetin e Ligurias, ku një grup murgeshash të moshuara janë përplasur me autoritetet…

14 minutes ago

Inteligjencat evropiane ngrenë alarmin: Rusia po ndërton baza sekrete dronësh pranë kufijve me Ukrainën

Një hetim i Telegraph ka zbuluar 10 baza të Kremlinit me platforma nisjeje të ndërtuara rishtazi për dronët kamikazë më…

14 minutes ago

Manchester City humbet Jeremy Dokun, anësori belg pritet të mungojë disa javë

Jeremy Doku pritet të mungojë për disa javë për shkak të një lëndimi në pulpë, të pësuar gjatë humbjes 3-0…

14 minutes ago

Adrian Bardhi shpërthen në festë pas suksesit historik, presidenti i Dinamos surprizon skuadrën me çantën e parave

Adrian BardhiDinamo ia doli të siguronte “play-off” e UEFA Conference League, pas fitores me shifrat 4-0 përballë Auda [...]Read More...

20 minutes ago

Marsela Çibukaj ndan lajmin e ëmbël, ajo dhe Vitmar Basha bëhen prindër të një djali për herë të parë

Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj dhe partneri i saj Vitmar Basha kanë ndarë një lajm shumë të ëmbël në rrjetet…

23 minutes ago

Rizvanolli sqaron kushtet e marrëveshjes për eksportin e thëngjillit në Maqedoninë e Veriut

Korporata Energjetike e Kosovës do të eksportojë në Maqedoninë e Veriut thëngjill në vlerë deri në 73,2 milionë euro gjatë…

28 minutes ago