Futbollisti kosovar Florent Muslija është futbollisti i parë i Kosovës që testohet për Coronavirus, për shkak se një bashkëlojtar i tij në Hannover 96 është infektuar me virusin.
Megjithatë, klubi gjerman pret që testet të dalin negative, pasi që futbollistët s’kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin së fundi. Mbrojtësi i klubit gjerman Hannover, Timo Hubers, është infektuar me koronavirus.
Klubi gjerman beson se futbollisti 23-vjeçar u infektua me virusin Covid-19 gjatë një eventi në Hildesheim të shtunën.
Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, Hannover tha se Hubers menjëherë u vetëizolua, pasi që mësoi se kishte koronavirus shkaku se kishte qëndruar paraprakisht me një person të prekur nga ky virus.
Klubi beson se nuk ka shumë gjasa që Hubers t’ia ketë kaluar virusin edhe pjesës tjetër të skuadrës pasi që nuk kishte qenë në kontakt me ta që nga e shtuna.
Megjithatë, të gjithë lojtarët dhe stafi do të testohen.Në mesin e këtyre që po testohen është edhe futbollisti 21-vjeçar i Kosovës, Florent Muslija.
Ndërkohë, dy futbollistë të tjerë të Kosovës, Amir Rrahmani i Hellas Veronës dhe Samir Ujkani i Torinos, gjenden në Itali, por nuk ka pasur asnjë lajm për testimin e tyre.
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Nepalit, Sushila Karki, është bërë kryeministrja e përkohshme e vendit, pasi protestat vdekjeprurëse kundër…
Gjatë ditës së sotme, Komandanti i KFOR, Major Enrico Barduani, ka takuar shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo…
Mbi 500 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur në Holandë. Të dielën…
Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik. Vendimi…
Një kërpudhë vrasëse po përhapet gjithnjë e më shumë në spitalet evropiane dhe Italia është ndër vendet më të prekura.…
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit…