Ka shkuar në 7 numri i futbollistëve të infektuar me koronavirus tek Fiorentina.
Sulmuesi serb i Fiorentinës, Dusan Vlahovic, ka treguar se si e kuptoi ai që është infektuar.
Sulmuesi Dusan Vlahovic është në mesin e tre futbollistëve të Fiorentinës që dolën pozitivë në testin për koronavirusin, bashkë me German Pezzellan dhe Patrick Cutronen, si dhe një anëtar të stafit të klubit.
“Isha në shtëpi, në gjumë dhe u zgjova nga ethet dhe isha i mbuluar në djersë”, tha Vlahovic, përderisa u lidh drejtpërdrejt me ndjekësit e tij në Instagram.
“Unë e mata temperaturën dhe ishte rreth 37 gradë, kështu që mora disa ilaçe dhe e njoftova klubin. Ethet m’u përkeqësuan dhe në mbrëmje temperatura m’u rrit në 39 gradë, kështu që shkova në spital. Nuk mendoj se isha keq… sidoqoftë, tani jam mirë dhe po pushoj”.
“E gjitha që mund ta bëj tani është të pushoj dhe gjithçka do të përfundojë pas 14 ditëve. Unë thjesht duhet të rri larg njerëzve tjerë. Nuk i kam parë asnjë ndër bashkëlojtarët e mi, por mendoj se ata janë mirë”.
E gjithë Italia është e vendosur në karantinë për shkak të krizës me koronavirus dhe Vlahovic u tall se mesfushori i Fiorentinës Federico Chiesa është i përgatitur mirë për situata të tilla.
“Këto janë si pushime për Chiesan, ai është gjithmonë në qelinë e tij të vogël! Chiesa çmendet pas videolojërave. Unë s’guxoj të luaj kundër tij në FIFA sepse ai me të vërtetë s’bën asgjë tjetër me kohën e tij të lirë, kështu që pa dyshim që do të më mposhte. Edhe Pol Lirola është i fiksuar me to”, shtoi Vlahovic
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…
Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…
Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…
Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…
Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…