Categories: Uncategorized

Futbollisti i dytë shqiptar që i bashkohet Romës, 10 fakte interesante për Marash Kumbullën

Gjigandi i Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla, ditën e djeshme zbarkoi në Romë.

Mbrojtësi i cili vetëm pas një viti në Serie A bëri për vete gjithë Evropën do të kryej sot testet mjekësore të ekipi i “ulkonjave”, e më pas të firmosë kontratën, shkruan Albeu.com.

Të lidhura

None found

20-vjeçari kërkohej edhe nga gjigandë të tjerë Europianë si, Interi, Tottenham apo Manchester United.

Shqiptarë do të kalojë në formë huazimi me të drejtë blerje për 30 mln euro.

Web faqja “Vocegiallorossa.it” që funksionon brenda “Tuttomercatoëeb”, ka renditur 10 kuriozitete për lojtarin shqiptar që tifozët e Romës ta njohin edhe më mirë.

1 – Kumbulla është djali i një emigranti shqiptar, i cili mbërriti në Itali me gomone nga Shqipëria në kërkim të një jetë më të mirë. Katër vjet pas mbërritjes së tij në Itali (1996), babai i tij Lin, u bë me djalë pas lindjes së Marashit (i njohur si Max).

2 – Ashtu siç bëri Lorenzo Pellegrini me Romën, Kumbulla e ka bërë me Hellas Veronën, ku luajti nga moshat deri në Serie A me të njëjtën fanellë: “Unë erdha në Verona kur isha rreth 8 vjeç, bëra të gjithë sektorin e të rinjve dhe tani arrita në ekipin e parë dhe jam i lumtur që do të jap kontributin tim”.

3 – Debutimi i tij erdhi sezonin e kaluar (25 gusht 2019, kundër Bolognas) fal trajnerit Ivan Juric: “Kam vendosur ta fus që në ditën e parë kur e kam parë. Sulmuesit vuanin nga ai. Ai tashmë është një burrë”.

4 – Shënoi golin e tij të parë në Serie A, në 5 tetor 2019, në fitoren 2-0 kundër Sampdorias, duke u bërë mbrojtësi i parë i lindur pas vitit 2000 që shënoi një gol në ligat më të mëdha në Evropë.

5 – Idhulli i tij është Giorgio Chiellini, posterin e të cilit ai e kishte në dhomën e tij si fëmijë: “Unë gjithmonë e kam admiruar vendosmërinë dhe dëshirën e tij për t’u përmirësuar. Ai është një luftëtar i vërtetë në fushë””.

6 – Ai luajti shumicën e ndeshjeve në qendër të mbrojtjes me tre. Pastaj ai u zhvendos në të majtë: “Më pëlqen shumë, sepse unë kam më shumë liri për të shkuar përpara”.

7 – Me kombësi të dyfishtë, italiane dhe shqiptare, ai zgjodhi Shqipërinë: “Prindërit e mi janë shqiptarë dhe kanë jetuar këtu në Itali për më shumë se njëzet vjet, ndihem edhe italian edhe shqiptar por padyshim pak më shumë shqiptar që kur luaj për ekipin kombëtar”. Ftesa e parë erdhi më 31 gusht 2019, debutimi në 14 tetor të të njëjtit vit, kundër Moldavisë.

8 – Ndeshja e fundit e luajtur në Serie A e Kumbullës ishte kundër Romës së Fonsecas. Në 15 korrik, Juric e rreshtoi lojtarin titullar, por iu desh ta zëvendësonte në minutën e 19-të për shkak të një dëmtimi në pjesën e muskujve që do ta mbante jashtë fushe deri në fund të sezonit.

9 – 25 paraqitje, 1 gol, 5 kartonë të verdhë dhe 1 karton të kuq, për një vlerësim mesatar prej 6.15. Këto janë statistikat e Kumbullës në sezonin e tij të parë në Serie A.

10 – Marash Kumbulla do të jetë futbollisti i dytë shqiptar që luan për Romën. Për të gjetur të parin, duhet të kthehemi plot 91 vjet më parë, kur në vitin 1939 luante Naim Krieziu – “Shigjeta e Tiranës”. Ai veshi ngjyrat Giallorosse deri në vitin 1947, ku e fitoi edhe kampionatin historik në sezonin 1941/1942.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

7 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

7 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

7 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

8 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

8 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

9 hours ago