Categories: Uncategorized

Futbolli po i kthehet normalitetit, Juve gati të hapë dyert e stadiumit që javën e parë

Shifrat e pandemisë Covid-19 vijojnë të jenë shqetësuese, por bota po fillon të bashkëjetojë me koronavirusin dhe nga dita në ditë po i rikthehet normalitetit.

Kështu po ndodh edhe me futbollin, pasi në muajin qershor topi filloi të lëvizë anembanë botës, ndërsa plani i radhës është edhe rikthimi i tifozëve në shkallët e stadiumit, për të mbushur zbrazëtinë e krijuar nga koronavirusi.

Të lidhura

None found

Kështu në ditën e shortit të sezonit të ri të Serisë A, drejtuesi i rajonit të Piemontes, Alberto Cirio ka deklaruar se ka dhënë miratimin që Juventusi të mund të luajë me tifozë që në ndeshjen hapëse dhe se dosjen e ka përcjellë pranë qeverisë qëndrore, për të marrë miratimin e Këshillit Shkencor Teknik.

Cirio u shpreh se po vijon punën edhe me klubin e Torinos, për të rikthyer normalitetin sa më shpejt në shkallët e stadiumit, ndërsa theksoi se të njëjtat hapa po ndiqen edhe në sporte të tjera.

Ndeshjen hapëse Juventusi do ta luajë në “Allianz Stadium” përballë gjenovezëve të Sampdorias, ndërsa drejtuesit e klubit bardhezi bënë me dije se kanë kërkuar zyrtarisht që dyert e impiantit të hapen për 3000 tifozë, njē shifër kjo që përbën më pak se 10% të kapacitetit të plotë.

Edhe trajneri i ri i bardhezinjve, Andrea Pirlo u shpreh mjaft i lumtur nga ideja që ndeshjen e parë mund ta luajë para publikut juventin dhe theksoi se tifozët i kanë munguar shumë futbollit në muajt e fundit.

“E kishim parashikuar një start ndaj një skuadre gjenoveze dhe na ra Sampdoria. Jemi të lumtur që do ta nisim në shtëpi, por mbi të gjitha për faktin se mund të luajmë para publikut tonë. Tifozët i kanë munguar futbollit në muajt e fundit dhe shpresoj në një rikthim të normalitetit” u shpreh Pirlo.

të fundit

Mohamed Salah drejt Trabzonsporit, akord dyvjeçar me pagë rreth 17 milionë euro

Mohamed Salah është shumë pranë një transferimi të bujshëm te Trabzonspor, pasi klubi turk ka avancuar ndjeshëm në negociatat me…

49 seconds ago

Real Madridi trondit Arsenalin, kërkon 150 milionë euro për Vinicius Jr

Real Madridi është i gatshëm të kërkojë 150 milionë euro për Vinicius Junior nëse bisedimet për rinovimin e kontratës dështojnë,…

1 minute ago

A mund të kthehet majtas automjeti i kaltër? Detaji që mashtron shumicën

Drita e gjelbër dhe veturat që presin mund t’ju çojnë te përgjigjja e gabuar – zgjidhja fshihet diku tjetërSituatat në…

10 minutes ago

Nga kujdestari te kuzhinierja, çfarë zbuloi pas një jave bisedash me të panjohur

Një eksperiment i thjeshtë tregoi se edhe bisedat e shkurtra me njerëz që nuk i njohim mund të ndikojnë në…

10 minutes ago

Kur dikush sillet sikur di gjithçka dhe e vendos veten në qendër të çdo bisede, çfarë tregon kjo?

Pas nevojës për të pasur gjithmonë një histori më të madhe, një përvojë më të fortë apo fjalën e fundit…

11 minutes ago

Ligji i Zeusit” në “Odise”: Parimi i lashtë që përcaktonte shpërblimin ose dënimin hyjnor

Kanë kaluar pothuajse tre mijë vjet, por ky parim i lashtë për mikpritjen, respektin dhe drejtësinë vazhdon të ketë një…

11 minutes ago