Categories: Uncategorized

Futbolli po i kthehet normalitetit, Juve gati të hapë dyert e stadiumit që javën e parë

Shifrat e pandemisë Covid-19 vijojnë të jenë shqetësuese, por bota po fillon të bashkëjetojë me koronavirusin dhe nga dita në ditë po i rikthehet normalitetit.

Kështu po ndodh edhe me futbollin, pasi në muajin qershor topi filloi të lëvizë anembanë botës, ndërsa plani i radhës është edhe rikthimi i tifozëve në shkallët e stadiumit, për të mbushur zbrazëtinë e krijuar nga koronavirusi.

Kështu në ditën e shortit të sezonit të ri të Serisë A, drejtuesi i rajonit të Piemontes, Alberto Cirio ka deklaruar se ka dhënë miratimin që Juventusi të mund të luajë me tifozë që në ndeshjen hapëse dhe se dosjen e ka përcjellë pranë qeverisë qëndrore, për të marrë miratimin e Këshillit Shkencor Teknik.

Cirio u shpreh se po vijon punën edhe me klubin e Torinos, për të rikthyer normalitetin sa më shpejt në shkallët e stadiumit, ndërsa theksoi se të njëjtat hapa po ndiqen edhe në sporte të tjera.

Ndeshjen hapëse Juventusi do ta luajë në “Allianz Stadium” përballë gjenovezëve të Sampdorias, ndërsa drejtuesit e klubit bardhezi bënë me dije se kanë kërkuar zyrtarisht që dyert e impiantit të hapen për 3000 tifozë, njē shifër kjo që përbën më pak se 10% të kapacitetit të plotë.

Edhe trajneri i ri i bardhezinjve, Andrea Pirlo u shpreh mjaft i lumtur nga ideja që ndeshjen e parë mund ta luajë para publikut juventin dhe theksoi se tifozët i kanë munguar shumë futbollit në muajt e fundit.

“E kishim parashikuar një start ndaj një skuadre gjenoveze dhe na ra Sampdoria. Jemi të lumtur që do ta nisim në shtëpi, por mbi të gjitha për faktin se mund të luajmë para publikut tonë. Tifozët i kanë munguar futbollit në muajt e fundit dhe shpresoj në një rikthim të normalitetit” u shpreh Pirlo.

të fundit

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

4 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

11 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

8 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

8 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

8 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago