Boksieri britanik Tyson Fury ka provokuar sot patriotin e tij Anthony Joshua, duke thënë se ky i fundit mban titujt kampionë bote që dikur i përkisnin atij.
Fury aktualisht mban titullin kampion të kategorisë WBC, por dikur ka mbajtur titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO, që tani janë të Joshua.
None found
Fury i fitoi ato tituj kur mposhti Wladimir Klitschko (nëntor 2015), por nuk arriti t’i mbrojë asnjëherë, duke i dorëzuar pas gati 3 vitesh pushim.
“Unë kam qenë edhe më parë kampion bote. Aktualisht Joshua mban titujt që më përkasin mua, pasi unë nuk i kam humbur kurrë ato në një duel”, tha Fury.
“Unë i nxora vakant ato tituj për shkak të problemeve mendore, por ato tituj më përkasin mua. Për sa kohë një njeri nuk humbet brenda në ring, ai mbetet kampion. Shkova në Gjermani dhe mposhta Klitschko. Shkova në Amerikë dhe munda Wilder, ndaj ato tituj do t’i marr sërish”, u shpreh Fury.
Mirlind Daku Një intervistë e dhënë për “SovSport”, media ruse, ka mjaftuar që të dalin prapaskena interesante nga Mirlind Daku…
Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…
Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…
Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…
Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…
Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…