Categories: Uncategorized

Fury: Do i mposhtja të gjithë, jam më i mirë se Mike Tyson e Muhammed Ali

Tyson Fury pretendon se nuk do ta kishte aspak problem ta mposhte Mike Tysonin në kulmin e karrierës së tij apo Muhammad Ali-n, përderisa e vlerësoi veten si boksierin më të mirë të peshave të rënda në një mijë vjetët e fundit.

Kampioni i WBC-së synon të bëhet kampion i unifikuar i peshave të rënda në boks duke e mposhtur Anthony Joshuan në dy meçet që do të zhvillohen gjatë vitit të ardhshëm.

Të lidhura

None found

Fury beson se ai e ka të sigurt që do t’i marrë të katërt trofetë botërorë të peshave të rënda në boks, ndërsa shton se ai boksieri legjendar, Mike Tyson, s’do ta kishte mundur ta ndalte në arritjen e këtij qëllimi.

Mike Tyson dëshiron të kthehet në ringun e boksit për t’i zhvilluar disa meçe miqësore për bamirësi. Megjithatë, Fury beson se, as në kulmin e karrierës së vet, amerikani s’do të mundë ta kishte mposhtur atë.

“Nuk ka ndonjë boksier në një mijë vjetët e fundit që mund të më kishte rrëzuar apo mposhtur mua. S’po flas vetëm për Mike Tysonin e viteve të 80-ta, por as Muhammad Ali, Joe Louis, Lennox Leëis, George Foreman, Ken Norton, Rocky Marciano, Floyd Patterson, Gene Tunney, Jem Mace, John L. Sullivan”, u shpreh Fury.

“Që nga fillimi, asnjëri prej tyre nuk do të mundë të më kishte mposhtur. Unë jam thjesht shumë i madh, shumë i mirë dhe mund të luaj në shumë stile të ndryshme për ta. Unë përshtatem mirë dhe ata s’do të mundë të më kishin mposhtur kurrë”.

“Unë jam boksieri më i mirë që ka jetuar ndonjëherë. S’po flas vetëm për peshat e rënda, por në përgjithësi, jam luftëtari më i mirë që ka jetuar ndonjëherë. Si ju duket kjo modestia ime?!”

të fundit

Experts call for oversight of police conduct during protests; BIRN: €2,500 reward could be perceived as political approval

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se shpërblimi prej 2500 eurosh për efektivët e vijës së parë gjatë protestave rrezikon të perceptohet…

18 seconds ago

Trump predicts imminent meeting between Putin and Zelensky on peace negotiations

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…

52 seconds ago

Barcelona planifikon të përforcojë tri pozicione për sezonin 2027

Barcelona ka një plan të qartë për afatin kalimtar të verës. Drejtori sportiv i klubit, Deco, ka tri fusha kryesore…

53 seconds ago

Sulm me thika pranë ambasadës izraelite në Beograd, roja qëllon për vdekje të miturin

Serbia ka qenë në gatishmëri të lartë pas një sulmi me thikë ndaj një oficeri policie që ruante ambasadën izraelite…

1 minute ago

VIDEO/ Studentët e refuzojnë, Rama fton sërish në dialog të rinjtë

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët. Megjithatë, Rama nuk ka ndryshuar…

4 minutes ago

Babai pagoi 5,600 euro për El Clasicon, por ai dhe djali e panë fundin e ndeshjes në taksi

Një tifoz sllovak i Real Madridit pretendon se ai dhe djali i tij u nxorën nga tribunat e Camp Nou…

13 minutes ago