Categories: Uncategorized

Fundi i një epoke në futbollin evropian

Askush nuk e di se si do të ndryshojë futbolli pas COVID-19, kur dhe si do të rifillojë, modelimi i kalanderëve dhe tregu i transferimeve… një terren i panjohur që do të zbulohet gjatë ditëve në vazhdim.

Por, ajo që është e sigurt është se në 15 muajt e ardhshëm, që llogaritet nga tani deri në verën e vitit 2021, disa lojtarë do të përfundojnë karrierat e tyre në klubet me të cilët kanë qenë protagonistë në vitet e fundit.

Të lidhura

None found

Duke filluar nga Barcelona dhe Real Madridi, të dy klubet kanë problem me kontratat e kapitenëve që iu skadojnë në vitin 2021. Është problem që Sergio Ramos dhe Lionel Messi, të vazhdojnë diku tjetër, por kontrata e reja nuk do të dihet si do të jenë.

Viti 2021, mund të sjellë edhe fundin e Luka Modric dhe Luis Suarez.

Dy lojtarë tjerë që hyjnë në vitin e fundit të kontratave janë edhe Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal në ‘Camp Nou’, ndërsa në ‘Santiago Bernabeu’, është Lucas Vasquez.

Në Atletico Madrid, Diego Costa po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij dhe edicioni i ardhëm mund të jetë i fundit me klubin.

Situatë e njëjtë qëndron edhe me shumë lojtarë anembanë Evropës.

Te Bayern Munich mund të largohen pesë lojtarë, duke filluar nga David Alaba, për të vazhduar me Thiago Alcantara, Manuel Neuer, Javi Martinez dhe Jerome Boateng.

Manchester City pritet të mbetet pa David Silvan dhe Sergio Agueron, ndërsa largime do të ketë edhe te skuadra tjera, me Paul Pogba që i prinë listës te Manchester United, pa harruar edhe Juan Matan.

Willian, Pedro dhe Ozil, mund të jenë të larguarit në skuadrat e tyre.

Në Serie A, spanjollët Jose Callejon dhe Borja Valero mund të largohen nga Napoli dhe Interi, këtë verë, pasi janë lojtarë të lirë.

Pastaj në vitin 2021, Gonzalo Higuian dhe Sami Khedira janë jashtë kontratës te Juventusi.

Në fund, kalojmë në Francë, me Edinson Cavani, Thiago Silva, Layvin Kurzawa dhe Thomas Meunier që janë në përfundim të kontratave në qershor, ndërsa në verën e ardhshme jashtë kontratave janë Julian Draxler dhe Angel di Maria.

/Lajmi.net/

të fundit

Ndarja nga jeta e diplomatit Bashkim Zeneli, sot zhvillohen homazhet në Kuvend

Familja e diplomatit të njohur Bashkim Zeneli ka njoftuar detajet e ceremonisë së lamtumirës dhe homazheve që do të zhvillohen…

7 minutes ago

Boga zbulon çfarë bisedoi me Zhegrovën para përballjes me Napolin

Edon Zhegrova ishte një nga protagonistët kryesorë të fitores së Juventusit ndaj Napolit, duke dëshmuar edhe një herë se mund…

15 minutes ago

Messi rikujton golin e famshëm ndaj Realit: kalon tre kundërshtarë dhe i jep fitoren Inter Miamit

Lionel Messi vazhdon të dëshmojë se mosha është vetëm një numër, pasi ishte protagonist kryesor në fitoren e Inter Miamit…

16 minutes ago

Britania drejt rregullave më të rrepta të emigracionit, Shabana Mahmood pritet të sqarojë sot masat

Ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, pritet të bëjë sot një deklaratë për ndryshimet e reja në ligjet e emigracionit,…

16 minutes ago

VIDEO/ Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama sërish i fton në dialog duke nxjerrë para kryeministrisë tavolinën prej guri

Këtë të hënë, protesta e studentëve kundër qeverisë hyn në ditën e 21-të, ndërsa kryeministri Edi Rama, ka përsëritur ftesën…

23 minutes ago

Police used repressive tactics / BIRN: One in five arrests during student protests violated the law and human rights

Mbi 20 për qind e arrestimeve të protestuesve gjatë javëve të fundit, janë vlerësuar të paligjshme nga Prokuroria dhe Gjykata…

23 minutes ago