Categories: Uncategorized

FSHF-ja letër qeverisë për kompesimin e dëmit nga koronavirusi

Futbolli në Shqipëri është pezulluar prej afro 1 muaji për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një letre dërguar Këshillit të Ministrave i ka bërë thirrje ministrave të qeverisë së Edi Ramës që të parashikojnë masa për të ndihmuar futbollin në vend si dhe të kompensojnë dëmet e krijuara nga ndalimi i tij.

“Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër Këshillit të Ministrave dhe i ka kërkuar garantimin e anës financiare për të gjithë komunitetin e futbollit në Shqipëri, përmes një pakete kompensimi.

FSHF iu përgjigj në mënyrë të menjëhershme urdhërit nr. 132 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale më datë 08.03.2020 duke pezulluar të gjitha aktivitetet futbollistike në vend, si dhe u kërkoi klubeve të marrin masa për mbrojtjen e shëndetit të futbollistëve dhe stafeve teknike.

Njëherazi Vendimi nr.243 i Këshillit të Ministrave i datës 24.03.2020 për Shpalljen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, ka ndaluar tërësisht punën e Federatës së Futbollit dhe të gjitha hallkave të këtij sektori në rang vendi.

Kjo situatë, ka paralizuar punën e klubeve, shkollave dhe akademive të futbollit duke i çuar ato drejt falimentit, duke lënë pa asnjë të ardhur mijëra të punësuar duke nisur nga futbollistët, trainerët dhe deri të stafet teknike.

Klubet janë në pamundësi për të bërë pagesa, për shkak të ndërprerjes së të gjitha të ardhurave nga biletat, transmetimet televizive si dhe për shkak të tërheqjes së sponsorave.

Nisur nga kjo situatë, Federata e Futbollit kërkon që të gjithë punonjësit e përfshirë në sektorin e futbollit në vend, të përfshihen patjetër në paketën e kompensimit, si një e drejtë themelore për të garantuar mbijetesën e familjeve të tyre në këtë kohë të vështirë.

Federata e Futbollit i është bashkuar mesazhit të qeverisë në thirrjen ndaj qytetarëve për të qëndruar në shtëpi dhe duke ruajtur shëndetin e gjithësecilit. Këto mesazhe janë pjesë e një projekti kombëtar të FSHF për të kthyer vëmendjen ndaj fëmijëve tanë dhe për ta parë futbollin si një mjet argëtimi dhe përkujdesjeje për ta.

Njëherazi, FSHF i është bashkuar fushatës së FIFA-s dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë në luftë kundër virusit COVID-19, duke e përcjellë këtë fushatë në të gjitha hallkat e botës futbollistike shqiptare”.

të fundit

Loredana ndan foto me Adeyemin duke pozuar në aeroplan privat

Loredana Zefi dhe futbollisti i njohur gjerman, Karim Adeyemi, janë pa dyshim një ndër çiftet më të përfolura dhe më…

9 minutes ago

FOTO/ Françeska Murati blen apartament 700 mijë euro në Tiranë

Françeska Murati ka ndarë në Instagram një moment të veçantë nga jeta e saj personale — blerjen e shtëpisë së…

10 minutes ago

Xhafaj-opozitës: Reforma në drejtësi e paprekshme, të ulemi dhe të punojmë me rekomandimet e BE

Deputeti Fatmir Xhafaj, u shpreh projekt rezoluta e Komisionit të Jashtëm ishte mbështetëse dhe inkurajuese për procesin e integrimit evropian…

15 minutes ago

Vranë nënë e bir/ SPAK përfundon hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela

Prokuroria e Posaçme, ka mbyllur hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela. Bëhet fjalë për vrasjen e Fatmira…

38 minutes ago

Zhupa në komisionin e Stabilizim-Asocimit: Qeveria përdori legalizimin e kanabisit për të blerë vota

Deputetja demokrate Ina Zhupa, në sesionin e 19-të të takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Strasburg, u shpreh se…

52 minutes ago

Akuzohen për shkelje të barazisë në tendera/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim 5 ish-zyrtarë (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së…

2 hours ago