Categories: Uncategorized

FSHF-ja jep njoftimim për transmetimin e ndeshjeve të Kategorisë Superiore

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një komunikatë zyrtare ku njofton se ndeshjet e sotme të Superiores do të transmetohen nga Supersport. Nuk dihet nëse do të ndodhë e njëjta gjë dhe javën e ardhshme, pasi FSHF përmes një njoftimi për shtyp bën me dije se Supersport duhet të paguajë këstin e radhës.

Njoftimi i FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit i bën me dije opinionit publik se 4 ndeshjet e vlefshme javës së 29-të të Kategorisë Superiore të programuara për t’u luajtur sot do të transmetohen në platformën televizive të shoqërisë “Digitalb”.

Më konkretisht, ndeshjet KF Vllaznia – KF Bylis (ora 17:00), FK Kukësi – Flamurtari FC (ora 17:00), KF Skënderbeu – KF Laçi (ora 18:00) dhe KF Teuta – KF Tirana (ora 20:00) do të mund të ndiqen nga të gjithë sportdashësit në platformën e “Digitalb”.

FSHF ka negociuar gjatë kësaj kohe me subjektin e licencuar për zbatimin e kushteve të dakordësuara në kontratë dhe përmbushjen e detyrimeve financiare për të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Kategorisë Superiore.

Pas diskutimeve të vazhdueshme shoqëria “Digitalb” ka vendosur të paguajë një pjesë të detyrimeve që ka ndaj FSHF-së sipas kontratës, duke zhbllokuar përkohësisht ngërçin.

Ndërkohë, që ky ngërç të zgjidhet përfundimisht shoqëria duhet të shlyejë këstin e radhës brenda javës sipas marrëveshjes së dakordësuar.

Në të kundërt situata e së dielës mund të përsëritet.

FSHF siguron edhe një herë të gjithë sportdashësit se ka punuar dhe do të punojë për të mirën e futbollit shqiptar, që sportdashësit të mos humbasin për asnjë çast mundësinë për të ndjekur ndeshjet e skuadrave të tyre të zemrës edhe në kushtet e imponuara nga pandemia COVID-19.

të fundit

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit

Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se…

18 minutes ago

Selvija zbulon pyetjen që Shpati a bëri për “Big Brother Vip”

Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit "Big Brother VIP Albania", por u shndërrua në një kujtesë…

26 minutes ago

Vetë akuzohet për aferat miliona euro/ Si i kërcënonte Belinda Balluku punonjësit e Ujësjellësit: Do ju çoj në SPAK, po abuzoni në kurriz të qytetarëve (VIDEO)

Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë…

43 minutes ago

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)

Policia e Shkodrës, ka zbardhur vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re,…

1 hour ago

Jam mbi re, Armando Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)

Armando Broja, kishte 810 ditë kishte pa provuar shijen e një goli në Angli, një “përjetësi”, një “letargji” shumë e…

1 hour ago

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, thekson se “nuk do ta shqyrtojnë kërkesën…

2 hours ago