Categories: Uncategorized

Frikë për yllin e Realit, ritestohet për COVID-19

Zinedine Zidane zbuloi në konferencën për shtyp të enjten se kishte një problem me testin e COVID-19 për Vinicius dhe se braziliani është dashur ta ribëjë edhe njëherë atë.

Trajneri e zbuloi këtë kur u pyet për Luka Jovic, i cili është në izolim pas kontaktit me një mik të tij, i cili testoi pozitiv për virusin.

Pasi përmendi aksidentalisht një test të gabuar, Zidane sqaroi se ai nuk po i referohej Jovicit dhe se është Vinicius që e kishte problemin, përcjell lajmi.net.

“Mjekët më njoftuan se testi shkoi keq dhe se duhet ta përsërisim”, tha ai para se të pyeteshin për të sqaruar se çfarë nënkuptonte ai “keq”.

“Ndonjëherë ka gabime. Kjo mund të ndodhë. Kurdo që të ndodhë diçka e tillë, lojtari nuk mund të stërvitet”.

“Shpresoj se nuk është asgjë dhe se ai mund të jetë me ne për ndeshjen e së premtes.Ne do t’i kemi rezultatet e tij sot pasdite”, përfundoi francezi.

të fundit

Mori titullin “Qytetare Nderi”, Parashqevi Simaku shpreh mirënjohje ndaj kryetarit të bashkisë dhe qytetarëve kavajas: Jam me ju me gjithë zemër e shpirt

Jo më larg se dje, këngëtarja Parashqevi Sipaku mori titullin “Qytetare Nderi”, gjatë festës tradicionale “Sofra e Kavajës”, në qyetin…

8 minutes ago

Vlera e re e vendos krah Ismajlit, Medon Berisha shton miliona euro në treg

Medon Berisha është njohur sot me vlerën e tij të re në tregun e “transfermarkt”. Mesfushori i Kombëtares vlerësohet tashmë…

14 minutes ago

Nëna e Benitës nuk e pëlqen Toneyn për dhëndër – i kërkon të largohet edhe nga Big Brother

Një moment emocional ndodhi në Big Brother VIP Kosova 4, kur nëna e Benita Zenës, hyri në shtëpi për t’i…

17 minutes ago

Mediat në Serbi dezinformojnë për forcimin legjitim të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës

Mediat proqeveritare dhe tabloidet në Serbi po zhvillojnë një fushatë dezinformuese, duke e paraqitur furnizimin e Kosovës me sistemin kundërtank…

21 minutes ago

Moti bënë kthesën drastike, ja çfarë pritet të ndodh me temperaturat ditën e nesërme

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

33 minutes ago

FOTO/ A po martohet Blero për herë të tretë?

Blero Muharremi di gjithmonë si ta mbajë vëmendjen e publikut, por këtë herë duket se ka shkuar edhe më larg.…

38 minutes ago